Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 201 NGA 366

Koha e Tij është e përsosur

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. (Hebrenjve 4:16)

E di që ky varg i çmuar zakonisht përkthehet: “Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.” Por kjo është një parafrazë, e vërtetë sigurisht, e cila tregon se Perëndia shfaqet pikërisht atëherë kur kemi nevojë për Të. Ndërkohë që fokusi i drejtpërdrejtë është te fakti se sa e duhur është kjo ndihmë në kohën e vet.

E gjithë shërbesa është në të ardhmen—një çast larg, një muaj larg, një vit larg ose një dekadë larg. Ne kemi kohë të mjaftueshme për t’u shqetësuar për pamjaftueshmërinë tonë. Kur kjo të ndodhë, ne duhet të kthehemi te lutja.

Lutja është forma e besimit, që na lidh sot me hirin, i cili do të na bëjë të aftë për shërbesën e së nesërmes. Koha e duhur ka shumë rëndësi.

Po sikur hiri të vijë shumë shpejt apo shumë vonë? Përkthimi tradicional i Hebrenjve 4:16 nuk na e bën të qartë njërin nga premtimet më të çmuar në lidhje me këtë gjë. Për ta parë këtë, ne kemi nevojë për një përkthim edhe më të drejtpërdrejtë. Premtimi nuk është thjesht që do të gjejmë hir “për të na ndihmuar në kohë nevoje”, por që hiri është planifikuar për kohën e duhur nga Perëndia.

Ideja është se lutja është mënyra për të gjetur hirin e ardhshëm për një ndihmë në kohën e duhur. Ky hir i Perëndisë arrin gjithmonë në kohë nga “froni i hirit”. Fraza “froni i hirit” do të thotë se hiri i ardhshëm vjen nga Mbreti i gjithësisë, i cili i cakton kohërat me autoritetin e Tij (Veprat 1:7)

Koha e Tij është e përsosur, por rrallëherë është koha jonë: “Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur ta gdhish një natë” (Psalmi 90:4). Në nivelin global, ai cakton kohët kur kombet ngrihen dhe bien (Veprat 17:26). Dhe në nivelin personal: “Ditët e mia janë në dorën tënde” (Psalmi 31:15).

Kur e vrasim mendjen në lidhje me kohën e hirit të ardhshëm, duhet të mendojmë për “fronin e hirit”. Asgjë nuk mund ta pengojë planin e Perëndisë për të dërguar hir kur do të jetë më mirë për ne. Hiri i ardhshëm vjen gjithmonë në kohën e duhur.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​