Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 204 NGA 366

Predikoji vetes

Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Shpreso në Perëndinë, sepse unë do ta kremtoj ende; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im. (Psalmi 42:11)

Ne duhet të mësojmë si ta luftojmë dëshpërimin–frymën e ligështuar. Kjo betejë është një betejë besimi në hirin e ardhshëm, e cila luftohet duke i predikuar vetes të vërtetën për Perëndinë dhe për të ardhmen e premtuar prej Tij.

Kjo është ajo që bën psalmisti në Psalmin 42. Ai i predikon shpirtit të tij të trazuar, e qorton veten dhe debaton me veten. Argumenti i tij kryesor është hiri i ardhshëm: “Shpreso në Perëndinë! Beso në atë që Perëndia do të jetë për ty në të ardhmen. Po vjen një ditë lavdërimi. Prania e Zotit do të jetë gjithë ndihma për të cilën ke nevojë. Ai ka premtuar se do të jetë me ne përgjithmonë.”

Martyn Lloyd-Jones beson se çështja e predikimit të së vërtetës për hirin e ardhshëm të Perëndisë ndaj vetes tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme në mposhtjen e depresionit frymëror. Në librin e tij, Depresioni frymëror, ai shkruan kështu:

A e ke vënë re se pjesa më e madhe e shqetësimit në jetë vjen për shkak të faktit se ti po e dëgjon veten, në vend që t’i flasësh asaj? Mendo për ato mendime, që të vijnë në mendje kur zgjohesh nga gjumi në mëngjes. Nuk ishe ti origjina e tyre, por ato fillojnë të të flasin, ato të sjellin në mendje problemet e djeshme etj. Dikush është duke folur... Vetja jote po të flet. Tani, mënyra se si e trajtoi ky burrë [Psalmi 42] ishte kjo: në vend që ta lejonte këtë vete që t’i fliste atij, ai filloi t’i fliste vetes së tij. “Pse ligështohesh, shpirti im?”, pyet ai. Shpirti i tij e ka futur në depresion, e ka rënduar. Prandaj ai çohet dhe thotë: “Vete, dëgjo këtu! Unë do të të flas.” (20-21)

Beteja kundër dëshpërimit është një betejë për të besuar premtimet e Perëndisë. Ai besim në hirin e ardhshëm të Perëndisë vjen duke dëgjuar fjalën. Prandaj, predikimi i fjalës së Perëndisë që i bëjmë vetes tonë, qëndron në zemër të asaj beteje.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​