Solid Joys ShqipShembull

Gjashtë mënyra se si Jezusi e luftoi depresionin
Dhe mori me vete Pjetrin dhe dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të trishtohej dhe të kishte ankth të madh. (Mateu 26:37)
Bibla na jep një pamje të mahnitshme për shpirtin e Jezusit natën para kryqëzimit. Vështro dhe mëso nga mënyra se si Jezusi e luftoi këtë betejë strategjike kundër dëshpërimit apo depresionit.
- Ai zgjodhi disa miq të ngushtë që të rrinin me të. “Dhe mori me vete Pjetrin dhe dy djemtë e Zebedeut” (Mateu 26:37).
- Ai ua hapi shpirtin e vet atyre dhe u tha: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje” (Mateu 26:38).
- Ai u kërkoi atyre që të ndërmjetësonin dhe të luftonin bashkë me Të. “Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua” (Mateu 26:38).
- Ai ia hapi zemrën Atit të Tij në lutje: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kupë” (Mateu 26:39).
- Ai e mbështeti shpirtin e tij në urtësinë sovrane të Perëndisë. “Megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39).
- Ai i përqendroi sytë në hirin e ardhshëm dhe të lavdishëm, që e priste në anën tjetër të kryqit. “Për gëzimin që ishte para tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë” (Hebrenjve 12:2).
Kur në jetën tënde vjen diçka, që duket kërcënuese për të ardhmen tënde, mbaj mend se: tronditjet e para të bombës në zemrën tënde, ashtu si ato që Jezusi ndjeu në Gjetsemane, nuk janë mëkat. Rreziku real qëndron te dorëzimi, nëse u jepesh atyre dhe nuk përfshihesh fare në betejë frymërore. Rrënja e atij dorëzimi të mëkatshëm është mosbesimi—dështimi për të luftuar për besimin në hirin e ardhshëm. Është dështimi për ta çmuar gjithçka që Perëndia premton të jetë për ne në Jezusin.
Në kopshtin e Gjetsemanes, Jezusi na tregon një udhë tjetër. Jo pa dhimbje dhe as pasive. Ndiqe Atë në Gjetsemane! Gjej miqtë e tu të besuar frymërorë! Hapua atyre shpirtin tënd! Kërkoju të rrinë zgjuar bashkë me ty dhe të luten. Derdhe shpirtin para Atit tënd! Mbështetu në urtësinë sovrane të Perëndisë dhe nguli sytë te gëzimi që të pret në premtimet e çmuara dhe madhështore të Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione