Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 193 NGA 366

Ne e përjetojmë Frymën përmes besimit

Ai, pra, që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën prej veprave të ligjit apo prej të dëgjuarit të besimit? (Galatasve 3:5)

Çdo i krishterë ka Frymën e Shenjtë, që banon brenda tij. Apostulli Pal tha: “Në qoftë se ndokush nuk e ka Frymën e Krishtit, nuk është i tij” (Romakëve 8:9). Fryma erdhi tek ti për herë të parë kur besove në premtimet e Perëndisë të blera me gjakun e Krishtit. Fryma vazhdon të vijë dhe të punojë me anë të po këtij besimi.

Kështu, Pali bën pyetjen retorike te Galastasve 3:5: “Ai, pra, që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën prej veprave të ligjit apo prej të dëgjuarit të besimit?” Përgjigjja: “Prej të dëgjuarit të besimit.”

Prandaj, Fryma erdhi herën e parë dhe vazhdon të na sigurohet: përmes kanalit të besimit. Çfarëdo që ai arrin, në dhe përmes nesh, është me anë të besimit.

Nëse edhe ti je si unë, herë pas here mund të kesh dëshira të forta për një punë të fuqishme të Frymës së Shenjtë në jetën tënde. Ndoshta i thërret Perëndisë për një derdhje të Frymës në jetën tënde, në familjen, në kishën ose në qytetin tënd. Thirrje të tilla janë të mira dhe me vend. Jezusi tha: “Aq më tepër Ati në qiell do t’ju japë Frymën e Shenjtë atyre që ia lypin.” (Luka 11:13).

Sidoqoftë, ajo që kam zbuluar më shpesh në jetën time, është dështimi për ta hapur veten ndaj një mase edhe më të plotë të punës së Frymës duke i besuar premtimet specifike të Perëndisë. Nuk e kam fjalën thjesht për premtimin që Fryma do të vijë atëherë kur e kërkojmë. E kam fjalën për të gjitha premtimet e tjera të çmuara, që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Frymën, por ndoshta me sigurinë, që Perëndia jep për të ardhmen time–për shembull: “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja” (Filipianëve 4:19). Fryma e Perëndisë sigurohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të fuqishme, pikërisht përmes veprave specifike të besimit në premtime specifike për situata specifike. A po i besoj tani Atij që t’i bëjë ato që ka premtuar se do t’i bëjë?

Ky është elementi, që mungon në përjetimin e shumë të krishterëve, teksa kërkojnë fuqinë e Frymës në jetët e tyre. Fryma na jepet “prej dëgjimit të besimit” (Galatasve 3:5)–jo vetëm besim në një apo dy premtime për vetë Frymën, por besim për gjithë praninë e Perëndisë, që e kënaq plotësisht shpirtin në të ardhmen që të jetë për ne dhe të bëjë në ne gjithë sa kemi nevojë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​