Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 187 NGA 366

Jepja Perëndisë hakmarrjen tënde

Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “Mua më përket hakmarrja, unë do të shpaguaj, thotë Zoti.” (Romakëve 12:19)

Pse është ky një premtim kaq i rëndësishëm për ta mposhtur prirjen tonë ndaj hidhërimit dhe hakmarrjes? Arsyeja është se ky premtim është përgjigjja për një nga impulset më të fuqishme pas zemërimit—një impuls, i cili nuk është krejtësisht i gabuar.

Në shumë raste, na janë shkaktuar padrejtësi reale. Prandaj, nuk është krejtësisht gabim të ndiejmë që duhet të bëhet drejtësi. Ajo që është e gabuar është kur ndihemi se drejtësinë duhet ta bëjmë ne dhe se mund të ndihemi të hidhëruar derisa kjo të ndodhë. Ky do të ishte një gabim vdekjeprurës.

Gjatë viteve që kalova në seminarin teologjik, Noël dhe unë ishim pjesë e një grupi të vogël çiftesh, të cilët nisën të lidheshin në një nivel mjaft të thellë personal. Një mbrëmje, po diskutonim për faljen dhe zemërimin. Një nga gratë e reja tha se s’mundej dhe nuk do ta falte nënën e saj për diçka që ajo i kishte bërë kur ishte e vogël.

Ne folëm për disa nga urdhërimet dhe paralajmërimet biblike në lidhje me një frymë mosfaljeje.

  • Por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin. (Efesianëve 4:32)
  • Por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’jua falë juve gabimet tuaja. (Mateu 6:15)

Gjithsesi, ajo nuk lëvizte nga e saja. Prandaj, e paralajmërova që vetë shpirti i saj ishte në rrezik, nëse ajo vazhdonte me këtë qëndrim hidhërimi mosfalës. Por ajo ishte e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos e falur të ëmën.

Hiri i gjykimit të Perëndisë këtu, te Romakëve 12, na është premtuar si mjeti për ta na ndihmuar që ta mposhtim një frymë të tillë vdekjeprurëse hakmarrjeje dhe hidhërimi.

Argumenti i Palit ishte se mund të jemi të sigurt që të gjitha padrejtësitë, të cilat na janë shkaktuar, do të trajtohen nga Perëndia dhe se mund ta lëmë çështjen në duart e Tij, sepse hakmarrja i përket Zotit. Për të na motivuar që të heqim dorë nga dëshirat tona hakmarrëse, ai na jep një premtim: “Unë do të shpaguaj, thotë Zoti.”

Premtimi që na çliron nga një frymë e hidhur, hakmarrëse dhe mosfaljeje është premtimi që Perëndia do të vendosë drejtësi. Ai do ta bëjë në mënyrë edhe më të plotë, si dhe me më tepër drejtësi dhe mëshirë nga sa mund ta bëjmë ne. Ai ndëshkon çdo mëkat. Askush nuk shpëton pa u gjykuar. Ai e ndëshkon mëkatin, ose në Krishtin në kryq për ata që pendohen dhe i besojnë Atij, ose në ferr për ata që nuk e bëjnë. Prandaj, mund të tërhiqemi dhe t’i lëmë vend Perëndisë të bëjë punën e Tij të përsosur.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​