Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 147 NGA 366

Forcë për të pritur me durim

Duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim. (Kolosianëve 1:11)

“Forcuar” është fjala e duhur. Apostulli Pal u lut për kishën në Kolos, që ata të mund të ishin “duke u forcuar me çdofuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim” (Kolosianëve 1:11). Durimi është prova e një force të brendshme.

Njerëzit e paduruar janë të dobët dhe për pasojë, varen nga mbështetje të jashtme—gjëra si oraret që funksionojnë ashtu si duhet dhe rrethanat që i forcojnë zemrat e tyre të dobëta. Shpërthimet e betimeve dhe kërcënimeve të tyre, bashkë me kritikat e ashpra të fajtorëve që ua prishën planet, nuk tingëllojnë si të dobëta. Sidoqoftë, e gjithë ajo zhurmë është një maskim i dobësisë. Durimi kërkon një forcë të brendshme dhe të jashtëzakonshme.

Për të krishterin, kjo forcë vjen nga Perëndia. Kjo është arsyeja pse Pali po lutet për kolosianët. Ai po i kërkon Perëndisë që t’i fuqizojë për durimin që kërkon jeta e krishterë. Por kur ai thotë që forca e durimit është “pas pushtetit të lavdisë së tij [Perëndisë]”, ai nuk po thotë thjesht që kërkohet fuqi hyjnore për ta bërë dikë të duruar, por ai po thotë se besimi në këtë “pushtet të lavdisë” është kanali përmes të cilit vjen fuqia e durimit.

Durimi është me të vërtetë një fryt i Frymës së Shenjtë (Galastasve 5:22), por Fryma e Shenjtë fuqizon (me gjithë frytin e tij) përmes “të dëgjuarit të besimit” (Galatasve 3:5). Prandaj, Pali është duke u lutur që Perëndia të na lidhë me “pushtetin e lavdishëm” që fuqizon durimin. Dhe kjo lidhje është besimi.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​