Solid Joys ShqipShembull

Fitimi i të shërbyerit Perëndisë
“Megjithatë do t’i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç'do të thotë të më shërbesh mua dhe t’u shërbesh mbretërive të kombeve.” (2 i Kronikave 12:8)
Shërbimi ndaj Perëndisë është krejtësisht i ndryshëm nga shërbimi ndaj kujtdo tjetër.
Perëndia është jashtëzakonisht xheloz që ta kuptojmë dhe ta shijojmë këtë gjë. Për shembull, Ai na urdhëron: “I shërbeni Zotit me gaz!” (Psalmi 100:2). Ka një arsye për këtë gëzim dhe ajo jepet te Veprat 17:25. Perëndia nuk “shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje dhe gjithçka.”
Ne i shërbejmë me gëzim Perëndisë, për shkak se nuk e mbajmë barrën e plotësimit të nevojave të Tij. Ai nuk ka nevoja. Prandaj, shërbimi ndaj Tij nuk mund të mbartë kuptimin e plotësimit të nevojave të Tij. Përkundrazi, ne gëzohemi me atë shërbim ku Perëndia përmbush nevojat tona. Shërbimi ndaj Perëndisë do të thotë gjithmonë të marrësh hir nga Perëndia për të bërë atë që duhet të bësh.
Historia te libri i dytë i Kronikave 12 na tregon se Perëndia është vërtet xheloz që ne ta kuptojmë këtë dhe të mburremi në të. Roboami, biri i Salomonit, i cili sundoi mbi mbretërinë jugore pas revoltës së dhjetë fiseve, nuk zgjodhi Zotin, por ua ofroi shërbimin e tij perëndive dhe mbretërve të tjerë.
Si gjykim, Perëndia dërgoi Shishakun, mbretin e Egjiptit kundër Roboamit me 1200 karroca lufte dhe 60,000 kalorës (2 i Kronikave 12:2-3).
Në mëshirën e Tij, Perëndia dërgoi profetin Shemaiah te Roboami me këtë mesazh: “Kështu thotë Zoti: ‘Ju më keni braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut’” (2 i Kronikave 12:5). Rezultati i lumtur i këtij mesazhi është që Roboami dhe princat e tij e përulën veten në pendim dhe thanë: “Zoti është i drejtë” (2 i Kronikave 12:6).
Kur Zoti e pa që ata e kishin përulur veten, tha: “Meqenëse ata u përulën, unë nuk do t’i shkatërroj, por do t’ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jerusalemit me anë të Shishakut” (2 i Kronikave 12:7). Por si disiplinë për ta, Ai thotë: “Megjithatë do t’i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç’do të thotë të më shërbesh mua dhe t’u shërbesh mbretërive të kombeve” (2 i Kronikave 12:8).
Ideja është e qartë: T’i shërbesh armikut dhe t’i shërbesh Perëndisë janë shumë të ndryshme. Si ndryshojnë? T’i shërbesh Perëndisë do të thotë të marrësh, është bekim, gëzim dhe përfitim. T’i shërbesh Shishakut është rraskapitje, shterje dhe pikëllim. Perëndia është dhënës. Shishaku është marrës.
Kjo është arsyeja pse jam kaq xheloz për të thënë se adhurimi i së dielës në mëngjes dhe adhurimi i bindjes së përditshme në thelb nuk do të thotë të ngarkohesh duke i dhënë Perëndisë, por të marrësh me gëzim prej Perëndisë. Ky është shërbimi i vërtetë që Perëndia kërkon. Në gjithë sa bëni, më besoni Mua, si dhënësi juaj!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione