Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 111 NGA 366


Kur ke frikë se mund të largohesh

“Sa e madhe është mirësia jote, që ti ruan për ata që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve, ndaj atyre që gjejnë strehë tek ti!” (Psalmi 31:19)

Konsidero dy të vërteta të rëndësishme nga Psalmi 31:19.

  1. Mirësia e Zotit

Ekziston një mirësi e veçantë e Perëndisë. Domethënë, nuk kemi vetëm mirësinë e përgjithshme të Perëndisë, të cilën Ai ua tregon të gjithë njerëzve, duke bërë që dielli i Tij të lindë mbi të këqijtë dhe të mirët (Mateu 5:45), por kemi gjithashtu edhe një mirësi të veçantë për “ata që kanë frikë” prej Tij.

Kjo mirësi ka bollëk të pamasë. Është e pakufishme. Zgjat përgjithmonë dhe është gjithëpërfshirëse. Për ata që kanë frikë prej Tij ka vetëm mirësi. Gjithçka bashkëvepron për të mirën e tyre (Romakëve 8:28). Madje edhe dhimbjet e tyre janë plot përfitime sipas Romakëve 5:3-5.

Por ata që nuk kanë frikë prej Tij marrin mirësi të përkohshme. Romakëve 2:4-5 e përshkruan kështu: “Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos ditur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim? Por, sipas ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjyqit të drejtë të Perëndisë.” Zemërbutësi. Zemërgjerësi. Durim. Mirësi. Veçse, këto nuk takohen me frikën e Zotit, por me zemrën e ngurtë.

Kjo është e vërteta e parë: mirësia e Zotit.

  1. Frika e Zotit

Frika e Zotit është frika e largimit prej Tij. Prandaj, kjo frikë e shpreh veten duke gjetur strehë në Perëndinë. Kjo është arsyeja pse në Psalmin 31:19 përmenden dy kushte—frika ndaj Zotit dhe të gjeturit strehë tek Ai. “Sa e madhe është mirësia jote, që ti 1) ruan për ata që kanë frikë nga ti, dhe që ti 2) përdor në prani të bijve të njerëzve, ndaj atyre që gjejnë strehë tek ti!”

Këto duken si të kundërta. Frika duket sikur na largon dhe të gjeturit strehë duket sikur na tërheq. Por kur shohim se kjo frikë është një frikë nga largimi prej Tij, atëherë ato bashkëveprojnë.

Ka dridhje të vërtetë në zemrën e shenjtorëve. “Veproni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje” (Filipianëve 2:12). Ama, kjo është dridhja që dikush ndien në krahët e një Ati, i cili sapo e ka rrëmbyer fëmijën e vet nga valët e oqeanit. Është një dridhje që vjen nga mendimi i tmerrshëm se nuk kemi nevojë për një Atë.

Prandaj, çmoje mirësinë e Zotit. Ki frikë se mos largohesh prej Tij! Largohu nga çdo mëkat dhe gjej strehë në Të!“Sa e madhe është mirësia jote, që ti ruan për ata që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve, ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​