Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 116 NGA 366


Shpëtimi i Palit ishte për hirin tënd

“Që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe përdhosës; por m’u dha mëshirë, sepse i bëra nga padija, në mosbesim; por hiri i Zotit tonë teproi tej mase bashkë me besim dhe dashuri, në Krishtin Jezus... Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë së pari në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.” (1 e Timoteut 1:13-14, 16)

Kthimi i Palit në besim ishte për hirin tënd. A e dëgjove? Ja ku është sërish: “Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë së pari në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.” Këta jemi ne—ti dhe unë.

Shpresoj që ta dëgjosh këtë në mënyrë shumë personale. Perëndia të kishte ty në mendje kur e zgjodhi Palin dhe e shpëtoi ashtu si deshi me anë të hirit sovran.

Nëse beson në Jezusin për jetën e përjetshme—ose nëse do të besosh në Të për jetën e përjetshme—kthimi i Palit në besim ishte për hirin tënd. Qëllimi i kthimit të tij në besim, ashtu siç ndodhi, është që ta bëjë të gjallë për ju durimin e jashtëzakonshëm të Krishtit.

Kujto që jeta e Palit para se të kthehej në besim, ishte një sprovë e gjatë për Jezusin. “Përse më përndjek?”, e pyeti Jezusi në rrugën për në Damask (Veprat 9:4). “Jeta jote në mosbesim dhe rebelim është përndjekje ndaj meje!” Megjithatë, Pali na thotë te Galatasve 1:15 se ai ishte veçuar nga Perëndia për apostullimin, që para se të lindte. Kjo është e mahnitshme! Kjo do të thotë se e gjithë jeta e tij deri në momentin e kthimit të tij në besim ishte një periudhë e gjatë abuzimi ndaj Perëndisë, dhe një periudhë e gjatë refuzimi dhe përçmimi ndaj Jezusit—i cili e kishte zgjedhur të ishte apostull që para se të lindte.

Kjo është arsyeja pse kthimi në besim i Palit është një demonstrim i shkëlqyer i durimit të Jezusit. Edhe neve na ofron të njëjtën gjë.

Jezusi e shpëtoi Palin në atë kohë dhe në atë mënyrë, për hirin tonë. Për të “treguar zemërgjerësinë e tij” ndaj nesh (1 e Timoteut 1:16), që të mos na lëshojë zemra, që të mos mendojmë se Ai s’mund të na shpëtojë dot, që të mos mendojmë se Ai i jepet lehtë zemërimit, që të mos mendojmë se kemi shkuar tepër larg Zotit dhe që të mos mendojmë se më të dashurit për ne, s’mund të kthehen në besim—në një çast, papritur, me anë të hirit sovran dhe bujar të Jezusit.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​