Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Dashuro Si Jezusi Shembull

Love Like Jesus

DITA 3 NGA 13


Misioni i Zotit


Zoti është në një mision. Jam i sigurt për këtë. Zoti është po aq i gjallë, i përfshirë, dhe në punë sot, siç ishte gjatë mijëra viteve të shkruara në Shkrimin e Shenjtë. Në fillim, Ai krijoi gjithçka në një gjendje të ekuilibruar të harmonisë, formës, dhe bukurisë. Sidoqoftë, kulmi i krijimit të Tij hodhi poshtë intimitetin hyjnor. Që atëherë, Zoti është përpjekur të na kthej sërisht tek Ai. Është historia e dashurisë në shkallën më të lartë. Zoti zhytet në liqenin e ngrirë kur ne biem brenda. Ai vrapon në ndërtesën flakëruese kur jemi bllokuar brenda. Ai shkrin muret e pashpirta të zemrave tona, kur ne izolohemi dhe fortifikohemi brenda frikës, urrejtjes, turpit ose pasigurive tona. Por pjesa më e mirë është, Ai na bën thirrje që të bashkohemi me Të, në këtë mision shprese.



Ne dikur ishim armiku i Zotit, duke zgjedhur ndonjë numër perëndish të rremë. Ai na deshi aq shumë sa që dërgoi dhe dha Birin e tij të vetëm. Për NE. Armiku i tij. Ky është shembulli që po na jepet. Shpresa jonë dhe misioni në të cilin jemi thirrur të bashkohemi, është të duam armiqtë tanë. Kjo është gjëja më ungjillizuese që do të bëjmë ndonjëherë. Është më shumë se fjalë dhe më shumë se veprime. Është një mënyrë jetese, që merr pjesë në misionin e Zotit. Kur bota sheh një lëvizje njerëzish që kanë vetëkontroll të mjaftueshëm për të mos luftuar, dhembshuri të mjaftueshme për të gjetur solidaritet, dhe përulësi të mjaftueshme për të kuptuar fuqinë në dobësi, atëherë bota do të njohë Krishtin në Formën e tij të vërtetë - në formën e kryqit.



Joey Armstrong
Life.Church Broken Arrow

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Love Like Jesus

Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë