Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Dashuro Si Jezusi Shembull

Love Like Jesus

DITA 2 NGA 13

Të Falur së Bashku



Unë isha rritur duke shkuar në kishë, por me të vërtetë, jetoja sikur Zoti të mos ekzistonte. Kur më dilnin mundësitë për të treguar dashuri për të tjerët, në shkollë ose në punë, nuk i merrja me të vërtetë. Isha i keq. Isha egoist dhe krenar. Duke parë prapa, ndikimet kryesore në jetën time ishin negative: miqtë e gabuar, marrëdhëniet toksike, seksi, pornografia dhe alkooli. Kisha ngecur në shoqërinë e gabuar, duke i gënjyer prindërve të mi, duke i gënjyer shokëve të mi, duke pirë alkool, dhe duke ushqyer egon e rreme që kisha krijuar. Në periudhën kur isha në gjysmë të rrugës së kolegjit, po bëja gjëra të tmerrshme, që po shkatërronin trupin dhe jetën time.



Le të kalojmë me shpejtësi këtë periudhë dhe të dalim, në fillim të vitit 2010 disa javë para Pashkëve. Familja ime ishte ftuar të merrte pjesë në Life.Church. Në këtë kohë, ne nuk kishim qenë në kishë për disa vjet. Ishte një kohë kritike në jetën time dhe të familjes time, dhe kjo ftesë nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë. Hymë brenda dhe të gjithë na bënë të ndiheshim kaq të mirëpritur dhe të pranuar. Ishte diçka që unë kurrë nuk e kisha provuar vërtet, duke qëndruar brenda një kishe. Gjatë shërbesës së parë që morëm pjesë, unë isha i mbingarkuar me dashurinë dhe faljen e Zotit për herë të parë në jetën time. Mesazhi fliste për faljen, dhe unë e kuptova historinë e Jezusit dhe dashurinë e tij. Nuk prita. Vendosa t'ia kushtoja jetën time Krishtit po atë ditë. Ndjeva që Zoti më pastroi nga të gjitha gjërat e këqija që kisha bërë dhe isha një person i ri. Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha. E kuptova se kisha nevojë për mbështetje. Unë kisha nevojë të bashkohesha në një LifeGroup, një grup i vogël njerëzish që bëjnë jetën së bashku. Gjeta një grup të rinjsh, që mblidhej të Martave çdo javë, dhe unë fillova të marr pjesë. Kjo është ajo ku gjithçka ndryshoi.



Këta shokë më donin, më pranuan dhe mbi të gjitha, më treguan se si është të jetosh për Krishtin. Kurrë nuk do ta harroj se si ky grup njerëzish, më deshën siç do më donte Jezusi. Ata më pranuan ashtu si isha, dhe më ndihmuan të kapërceja të kaluarën time dhe të përqafoja këtë jetë të re që Zoti kishte për mua. Ndihesha i pranuar dhe nuk u gjykova, për shkak të asaj që kisha bërë. Ata më treguan dashurinë dhe mbështetjen për të cilën kisha shumë nevojë, në këtë kohë të jetës sime. Zoti e përdori këtë grup të vogël 20-vjeçarësh, për të më formuar në personin që jam tani. Sot unë në të vërtetë jam në stafin e një kishe, në ekipin e grupeve të vogla, dhe dëgjoj histori pas historie jetësh që ndryshohen, për shkak të dashurisë së Krishtit. Zoti mund të ndryshojë jetën tënde, dhe shumicën e kohës, Ai do ta bëjë këtë përmes atyre përreth teje.



Spencer Aston
Life.Church Broken Arrow

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Love Like Jesus

Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë