Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Dashuro Si Jezusi Shembull

Love Like Jesus

DITA 1 NGA 13

Të duash të Thyerin



Unë isha rritur në një shtëpi të prishur. Droga, alkooli dhe abuzimi fizik ishin të zakonshme dhe të pritshme. Nuk u desh shumë që unë të merrja disa nga të njëjtat karakteristika që shihja çdo ditë. Para se ta kuptoja, isha jashtë duke pirë deri vonë dhe duke vjedhur drogë nga sasia e njerkut tim për të shitur dhe shpesh për të konsumuar. Më kujtohet duke u kthyer në shtëpi në orën 7:00 një mëngjes, për t'u bërë gati për shkollë pas një nate duke pirë dhe përdorimi të drogës. U pashë në pasqyrë, i pakënaqur me personin që po më shikonte. Unë isha bërë dikush që e kisha përbuzur për kaq shumë kohë - dikush që i premtova vetes se nuk do të isha kurrë. Nuk kaloi shumë që t'a justifikoja dhe t'a bindja veten, se ky ishte ai që isha i destinuar të isha. "Kjo është gjithçka që jetesa e një qyteti të vogël ka për të ofruar," i thashë vetes. "Çfarë tjetër ka për të bërë?"



Gjatë së njëjtës periudhë kohe, gjyshja ime ishte këmbëngulëse për të më ftuar në kishë. Disa fundjava dorëzohesha dhe sigurohesha që të isha esëll mjaftueshëm ose nuk bëja parti aq fort një natë përpara. Siç thashë më parë, unë jetoja në një qytet të vogël. Nëse ke jetuar ndonjëherë në një të tillë, e di që të gjithë zakonisht e dinë se çfarë bën edhe para se ta bësh. Ajo ishte e vetëdijshme për abuzimin tim me substancat dhe ishte lutur që Zoti të më tregonte dashurinë e Tij dhe planet që Ai kishte për mua. Ata ishin shumë më premtues dhe shpresues sesa mund të ëndërroja apo imagjinoja ndonjëherë.



Jeta në shtëpi po përkeqësohej, dhe abuzimi ishte kthyer nga i moderuar në ekstrem. Duke parë prapa, është e mahnitshme të shohësh se si Zoti orkestroi kohën e ngjarjeve. Dashuria e gjyshes për mua dhe aftësia e saj për të parë përtej gabimeve të mia, më çuan në një familje që ishte e gatshme të më merrte si të tyren. Ata rrezikuan me një adoleshent të trazuar. Përmes dashurisë dhe pranimit të tyre, unë isha në gjendje të shihja dashurinë e Krishtit për mua. Është për shkak të asaj dashurie që unë tani jam një njeri i ndryshuar. Një burrë me një martesë të mrekullueshme dhe fëmijë që do të rriten duke ditur dashurinë për të cilën unë dikur nuk kisha dijeni. Të gjitha këto i fitova sepse disa njerëz ishin në gjendje të dashuronin si Jezusi.


Danny Duran
Life.Church Overland Park

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Love Like Jesus

Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë