Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Dashuro Si Jezusi Shembull

Love Like Jesus

DITA 4 NGA 13

Qëllimi në Vuajtje



Vetëm disa vjet më parë, gruaja ime dhe unë u gjetëm në një udhëtim të zemërthyerjes dhe dhimbjes ndërsa përpiqeshim të krijonim familjen tonë. Miqtë tanë ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, pastaj të të dytit... dhe ne ende po pyesnim Zotin pse nuk mund të mbeteshim shtatzënë. Katër vjet më vonë, natyrisht mund të shohim se udhëtimi ynë i infertilitetit ishte pjesë i një plani më të madh. Ai u shndërrua në diçka shumë më tepër nga sa mund ta imagjinonim. Por para mrekullisë, çfarë na ndihmoi të kalonim vuajtjen? Grupi ynë i jetës - LifeGroup.



Ata na deshën si Jezusi dhe na u bashkuan në bartjen e dhimbjes dhe zhgënjimit çdo ditë. Ata në mënyrë të prekshme demonstruan Psalmin 34:18 për ne. Ne e përjetuam ngushëllimin e Zotit, në çdo hap të rrugës ndërsa Fryma e Shenjtë ,lëvizte në Grupin tonë të Jetës.



Për shkak të mbështetjes së tyre, ne e ndamë publikisht udhëtimin tonë dhe ishim në gjendje të ndanim mesazhin e shpresës të Zotit me çifte të tjerë, që mendonin se ishin vetëm në këtë luftë. Por Zoti nuk u ndal vetëm këtu. Pas katër vitesh përpjekje për të pasur një fëmijë, duke u përpjekur të kursenim para për fertilizim in vitro, për t’u bërë prindër kujdestar për programin foster, dhe pak përpara se Zoti të hapte derën për një punë të re gati 16 orë larg familjes tonë, Zoti iu përgjigj lutjeve tona.



Në një sekondë, gjithçka ishte ndryshe. Gruaja ime ishte shtatzënë! Vetëm disa muaj më vonë, foshnja jonë e ëmbël Ema erdhi në këtë botë, dhe gjeje kush ishin disa nga njerëzit e parë që i treguam? Grupi ynë i jetës. Ata ishin ata që bartën barrën dhe dhimbjen kur nuk mund ta menaxhonim më vetëm, dhe ishin ata me të cilët festuam më shumë!



Pra, me çfarë po përballesh sot? Nëse ndihesh vetëm, vetëm ta dish se kjo nuk mund të jetë më larg së vërtetës, sepse Krishti ecën me ne në çdo hap të rrugës dhe vendos strategjikisht njerëzit në jetën tonë, për një arsye. Çdo moment dhimbjeje që provojmë, nuk jemi të parët dhe as nuk do të jemi të fundit. Por ne kemi një shpëtimtar që është afër zemrave tona, në momentet tona më të errëta. Meqenëse e kemi këtë të vërtetë për të mbajtur, ne mund të jemi ata, që i drejtojmë njerëzit tek dikush më i madh sesa thyerja e tyre e zemrës, dikush që mund t'i çojë deri në fund dhe madje t'i sjellë qëllim vuajtjes së tyre. Emri i tij është Jezus.



Dhimbja jonë është dëshmia jonë. Është historia jonë e besnikërisë së Zotit. Dhe përmes dhimbjes, ne mund të besojmë te Zoti duke e ditur se Ai na do, Ai është me ne, dhe Ai është vërtet më se i mjaftueshëm.



Jay Porter
Life.Church Keller



Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Love Like Jesus

Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë