Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Dashuro Si Jezusi Shembull

Love Like Jesus

DITA 7 NGA 13



Pritja në Radhë në Bankë



Unë gjithmonë jam habitur nga statusi shoqëror. Pse ne njerëzit i lartësojmë disa njerëz dhe jo të tjerët? Mund të ketë shumë faktorë që ndikojnë në vendin e dikujt në një hierarki shoqërore: fama, pasuria, aftësitë, bukuria, personaliteti, titulli, trashëgimia, etj.



Ishte ndoshta gjatë shkollës së mesme, që vura re për herë të parë, nivelet e ndryshme të popullaritetit, por edhe në moshë të rritur, vazhdoj të vërej se turmat ndahen pa kundërshtim për disa, dhe kolektivisht injorojnë të tjerët. Ne e rendisim veten, duke i vendosur disa të parët dhe të tjerët të fundit.



Në vitin e parë pas shpërnguljes sime në një qytet të madh, një të Shtunë bëra gabimin e marrë të shkoja në një bankomat. Ndërsa po shkoja në një takim për të takuar dikë që shpresoja ti bëja përshtypje, zura vendin tim në një radhë të gjatë njerëzish të paduruar, të cilëve u duheshin para për fundjavën e tyre. E humbur në mendime, nuk pashë menjëherë rrëmujën në rritje në fillim të radhës, që kishte të paktën tetë njerëz të përfshirë. Sidoqoftë, një e qarë me dënesë dhe një mallkim më tërhoqën vëmendjen, dhe vura re një grua me flokët rrëmujë që po luftonte për të përmbajtur emocionet dhe për të përfunduar transaksionin e saj. Vështrova gruan dhe pastaj vështrova poshtë radhës së njerëzve, përpara dhe pas meje. Të gjithë shmangën kontaktin viziv, dhe me mirësjellje (ose thjesht me padurim) e injoruan gruan në krizë. Zonja anuloi transaksionin e saj, pastaj u kthye te të gjithë ne dhe tha: "Babai im sapo ndërroi jetë". Ishte më shumë një shpjegim sesa një falje. Kur nuk mori asnjë përgjigje, ajo u kthye, duke qarë akoma dhe u drejtua për te parkingu. Shikova përreth për dikë që të ndihmojë, duke menduar se dikush me të vërtetë duhet të bëjë diçka. Më vjen turp nga vetja të pranoj, që në ato momente arsyeja që këmbët e mia qëndruan fort të shtrënguara në vend, ishte se nuk doja të humbja vendin tim në radhën që po shtohej.



Sa shpesh i japim përparësi axhendave tona, në vend që të duam njerëzit ashtu si na thërret Jezusi të bëjmë? Sa shpesh i injorojmë ata që janë të çmuar për Krishtin, sepse përcaktojmë sipërfaqësisht vlerën e tyre? Në atë moment që isha në bankomat, duhet të isha diku tjetër dhe me dikë që doja t’i bëja përshtypje. Kjo grua nuk ishte askush për mua, dhe unë me egoizëm e ndieja që nuk kisha kohë për të. Por Krishti nuk na thërret për t'i shërbyer Atij, vetëm kur është e përshtatshme. Ai nuk na kërkon që t’u shërbejmë vetëm atyre, që i konsiderojmë të denjë për vëmendjen tonë. Ai do t'i kthejë përparësitë tona kokëposhtë - nga mbretëresha e maturës te ylli i pornografisë, ose nga i droguari tek sportisti - dhe do të deklarojë se pavarësisht etiketave tona të cekëta, i pari do të jetë i fundit dhe i fundit do të jetë i pari.



Gruaja e pikëlluar tani po luftonte për të hapur makinën e saj, dhe unë e ndjeva veten duke vrapuar drejt saj. Ajo ishte bërë prioriteti im, ndërsa zemra ime mbushej me dhembshuri për të. Në vështrimin e saj të befasisë, unë sinqerisht e ngushëllova: "Më vjen shumë keq për humbjen tënde". Fytyra e saj u rrudh përsëri dhe ajo qau ndërsa unë e përqafoja. Ajo u qetësua pas një minute dhe qetësisht më falënderoi para se të hipte në makinën e saj dhe të largohej. Unë u ktheva përsëri drejt bankomatit ku turma e njerëzve zunë veten me celularët e tyre, duke më injoruar në mënyrë aktive.



Dhe unë zura vendin tim në fund të rreshtit.



Beth Castle
Life.Church Creative Media Team (Bashkëshorte)



Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Love Like Jesus

Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë