Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 5 NGA 14

“Nuk Kam Ç’të Bëj!” 


Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhja jote. - ligji i përtërirë 30:19 


Kur Perëndia fillon të merret me ne për sjelljet e gabuara,është mjaft e lehtë të themi, “nuk kam ç’të bëj,” por duhet kurajo dhe besim për të thënë, “Unë jam gati të marr përgjegjësinë dhe të vendos jetën time në vijë të drejtë.” 


Shmangia, e cila është të mos përballesh me çështjet, është një problem kryesor. Gjërat e gabuara nuk largohen thjesht sepse ne refuzojmë t’i pranojmë ato. Shpesh ne i shtypim gjërat. Ne fshihemi prej tyre, dhe për sa kohë e bëjmë këtë, ato kanë pushtet mbi ne. Gjërat e varrosura të gjalla nuk vdesin kurrë. 


Për shumë vite, unë refuzova të merresha me abuzimin seksual në fëmijërinë time. Babai im kishte abuzuar me mua, kështu që ika nga shtëpia javën që mbusha tetëmbëdhjetë vjeç. Unë mendova se po largohesha nga problemi duke ikur, por nuk e kuptova që problemin e kisha në shpirtin tim. Ai ishte në mendimet e mia, qëndrimet dhe fjalët. Ndikonte veprimet e mia dhe të gjitha marrëdhëniet e mia. Unë e kisha varrosur të shkuarën time dhe i kisha shtypur gjërat e mia. Ne nuk duhet të jetojmë me të shkuarën — në fakt, ne inkurajohemi nga Fjala e Perëndisë ta harrojmë atë dhe ta lëmë të shkojë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që jemi të lirë të injorojmë rezultatet e saj dhe të pretendojmë që nuk na lëndon kur është e kundërta. 


Unë kisha sjellje shumë të këqija dhe qëndrime negative. Gjithashtu kisha shumë justifikime. Unë nuk po merresha me asgjë të së shkuarës; thjesht më vinte keq për veten dhe thoja, “Nuk kam ç’të bëj. Nuk është faji im që u abuzova.” Dhe nuk ishte aspak faji im. Por ishte përgjegjësia ime të lejoja Perëndinë të më ndihmonte të kapërceja të gjitha pengesat që po përjetoja si rezultat i atij abuzimi. 


Perëndia filloi të më çlironte duke punuar me mua në të gjitha mendimet që unë kisha pranuar dhe lejuar. Mendja ime duhet të ndryshonte përpara se të ndryshonte jeta ime. Së pari, unë as që doja të merrja përgjegjësinë për mendimet e ima. Unë thoja, nuk kam ç’të bëj me mendimet e mia — gjërat thjesht vijnë në kokën time! Më në fund mësova se mund t’i zgjidhja mendimet e mia dhe mund t’i mendoja gjërat me qëllim. Mësova qe ne nuk duhet të pranojmë çdo mendim që vjen në mendjen tonë. Ne mund të hedhim poshtë ato të gabuarat dhe t’i zëvendësojmë ato me mendimet e drejta. 


Mësova se në vend që të ndjehem e pafuqishme ndaj mendimeve që më mbushin mendjen, unë mund — unë duhet — të bëj diçka pozitive. 


Shumica e mendimeve tona janë të zakonshme. Nëse ne mendojmë rregullisht për Perëndinë dhe gjërat e mira, mendimet e perëndishme do të na bëhen të natyrshme. Mijëra mendime rrjedhin në mendjet tona çdo ditë. Ne mund të ndihemi se nuk kemi asnjë kontroll, por ne kemi kontroll. Ndonëse nuk kemi pse bëjmë asnjë përpjekje për të patur mendime të gabuara, ne duhet të bëjmë shumë përpjekje të mendojmë mendime të mira. Ndërsa fillojmë të bëjmë ndryshime, ne duhet të luftojmë në betejë. 


Mendja jonë është një fushëbeteje, dhe mënyra kryesore e Satanit për të nisur planin e tij të ligë për ne , është nëpërmjet mendimeve tona. Nëse ne ndjejmë se nuk kemi asnjë fuqi mbi mendimet tona, Satani do të na zërë në grackë dhe do të na mposhtë. Përkundrazi, ne mund të vendosim të mendojmë në mënyra të perëndishme. Ne bëjmë zgjedhje vazhdimisht. Nga vijnë këto zgjedhje? Ato e kanë origjinën në jetën tonë të mendimit. Mendimet tona bëhen fjalët tona dhe veprimet tona. 


Perëndia na ka dhënë fuqinë për të vendosur — të zgjedhim mënyrën e drejtë të të menduarit në vend të asaj të gabuar. Por ndërsa e bëjmë atë zgjedhje, ne duhet të vazhdojmë të zgjedhim mendimet e drejta. Nuk është një vendim që bëhet një herë e përgjithmonë, por bëhet më i lehtë. Sa më shumë që i mbushim jetët tona me leximin e Biblës, lutje, lavdërim dhe miqësi me besimtarët e tjerë, aq më e lehtë është për ne të vazhdojmë të zgjedhim mendimet të drejta. 


Kjo mund të tingëllojë sikur jam duke thënë që përpjekja për të jetuar jetën e krishterë nuk është gjë tjetër veçse një luftë e vazhdueshme. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por është vetëm një pjesë e historisë. Shumë njerëz duan të jetojnë jetën e krishterë fitimtare, por ata nuk duan të luftojnë betejat. Fitore, megjithatë, do të thotë të fitosh dhe kapërcesh pengesat. Ne duhet të kujtojmë gjithmonë që të jetosh një jetë në mosbindje ndaj Perëndisë është më e vështirë se sa të zgjedhësh të jetosh në fitore. Po, ka beteja, por në fund ja vlejnë. 


Të mendosh në mënyrën e duhur kërkon praktikë, dhe nuk është gjithmonë e lehtë, dhe as nuk është e natyrshme për ne të fokusohemi vetëm tek e mira. Por nëse e dimë që ky është shtegu i jetës — së tanishme dhe të përjetshme — ja vlejnë përpjekjet dhe lufta për të menduar mendime pozitive. 


Kur ne jemi të bombarduar me dyshime dhe frikë, këtu ne duhet të marrim qëndrim. Ne nuk dëshirojmë të themi më, “nuk kam ç’të bëj.” Ne duam të besojmë dhe themi, “Perëndia është me mua, dhe Ai më forcon. Perëndia bën të mundur fitoren time.” Apostulli Pal e tha këtë në këtë mënyrë, “Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren [duke na bërë ngadhënjimtarë] me anë të Zotit tonë Jezu Krisht. Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fotë (të qëndrueshëm) e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit [duke qënë gjithmonë superiorë, duke shkëlqyer, duke bërë me tepër së mjaft në shërbesën ndaj Zotit], duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin. [nuk është harxhuar kot, ose pa asnjë qëllim]” (1 Korintasve 15:57–58). 


Ne mund të zgjedhim. Jo vetëm që mund të zgjedhim, por ne zgjedhim. Duke mos i larguar mendimet e liga nga mendja jonë, ne po i lejojmë ato të na pushtojnë dhe të na robërojnë. 


Duhet kohë për të mësuar të zgjedhim të mirën dhe të largojmë të keqen. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne po lëvizim në drejtimin e duhur sa herë që ne marrim përgjegjësinë dhe bëjmë zgjedhjet e duhura. 


Perëndi i fuqishëm, më kujto mua që unë mundem dhe bëj zgjedhje çdo ditë. Të lutem më ndihmo të monitoroj mendimet e mia, duke zgjedhur vetëm ato që do të më ndihmonë të mposht djallin dhe të fitoj betejën për mendjen time. Në emrin e Jezusit, unë lutem. Amen. 

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzua...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë