Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 7 NGA 14

Një Plan i Përsosur 


Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit [deri në kohën e kthimit të Tij], duke e zhvilluar [atë punë të mirë] dhe duke e përsosur për ta bërë atë të plotë në ju. - filipianëve 1:6 


Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.. - Efesianëve 2:10 


Pyes veten sa herë kemi dëgjuar predikuesit të thonë, “Perëndia ka një plan për jetën tënde.” Ne tundim kokën, ndoshta buzëqeshim, dhe më pas shkojmë në rrugën tonë. Nuk jam e sigurt që shumica prej nesh e besojnë vërtetë këtë - të paktën, jeta jonë nuk e reflekton që ne e besojmë atë. 


Çfarë do të thotë të mendosh që Perëndia ka një plan të përsosur për ne? Ndoshta është fjala e përsosur që na shqetëson ne. Ne jemi të papërkryer dhe bëjmë shumë gabime. Si mund të ketë ndonjë gjë të përsosur në jetën tonë? Ne e njohim shumë mirë veten. Menjëherë mendojmë për të metat tona dhe tundim kokën. 


Ky është një kurth i Satanit! Plani nuk është i përsosur sepse ne jemi të përsosur; plani është i përsosur sepse Perëndia është i përsosur. Për tani le ta themi në këtë mënyrë: Perëndia ka një plan të veçantë për jetën e secilit prej nesh. 


Le të mendojmë për atë plan. Në vargun e mësipërm, Pali na thotë që Perëndia na shpëtoi dhe filloi të punojë në ne. Fryma e Shenjtë është ende me ne, duke na shtyrë përpara. Pali shkruajti gjithashtu që ne jemi vepra (mjeshtëria) e Perëndisë. Të dy vargjet e mësipërm na thonë që ne jemi shpëtuar me anë të hirit të Perëndisë. Ne nuk kemi asnjë lidhje me aktin e shpëtimit —ne nuk e kemi fituar apo merituar atë. Ne jemi të lindur në mbretërinë e Perëndisë si dhuratë. Perëndia e bën atë, dhe ne e marrim. Po, ne besojmë, por kjo nuk bën asgjë për të fituar shpëtimit tonë. 


Ndërsa ne mendojmë që Perëndia po punon në ne, i kujtojmë vetes që, të papërsosur siç jemi, Perëndia është përsosmëri. Asgjë që mund të bëjmë ndonjëherë nuk do të jetë mjaftueshëm mirë për të kënaqur përsosmërinë e Perëndisë. Vetëm Jezusi, I Përsosuri, është i mirë mjaftueshëm. Asgjë përveç besimit tonë tek Ai nuk na bën të pranueshëm për Perëndinë. 


Apostulli vazhdoi të thotë se ne jemi të shpëtuar përmes Jezus Krishtit, në mënyrë që të mund të bëjmë vepra të mira. Perëndia na ka përgatitur për llojin e jetës që Ai dëshiron që ne të jetojmë. Fjala e tij e bën të qartë se si funksionon kjo jetë. 


Ne nuk jemi të përsosur dhe as që do të jemi ndonjëherë të përsosur në tokë. Çështja është që Perëndia është i përsosur dhe Ai ka një plan për ne. Plani për jetët tona është i përsosur, sepse vjen nga Planifikuesi i Përsosur. Plani i Perëndisë për ne përfshin bindjen dhe shërbimin ndaj Tij që vjen nga një zemër e sinqertë. 


Zoti ofron udhëzime për një jetë të plotë dhe të kënaqshme. Roli ynë është të vendosim veten përkrah atij plani. Ne duhet t’i mbajmë sytë tanë tek Jezusi dhe tek aftësitë e Tij, jo tek vetja jonë dhe tek paaftësitë tona. 


Sa herë që themi, “Por prit! Unë nuk jam perfekt! Unë dështoj,” ne e kemi larguar vëmendjen tonë nga Perëndia dhe po lejojmë Satanin të na shpërqëndrojë me mendime të gabuara. Zoti ynë i dashur lutet me ne për të kthyer mendjet tona dhe zemrat tona plotësisht tek Ai. Sa më plotësisht ta bëjmë këtë, aq më plotësisht jetojmë me planin e Tij të mirë dhe të përsosur. 


Ne duhet të jemi si Jozueu, të cilit Perëndia i tha, “ Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh” (Jozueu 1:8). 


Perëndi i përsosur, më ndihmo mua në këtë betejë për mendjen time. Satani vazhdimisht më kujton mua papërsosmëritë dhe dobësitë e mia, por unë të kërkoj Ty të më kujtosh përsosmërinë Tënde, dashurinë Tënde, dhe afërsinë Tënde që unë të eci gjithmonë në fitore. Unë i kërkoj këto gjëra nëpërmjet Jezus Krishtit. Amen. 

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzua...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë