Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 4 NGA 14

Mos U Dorëzo! 


Le të mos ligështohemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos ligështohemi, do të korrim në kohën e vet. - Galatasve 6:9 


“Jam e krishterë prej njëzet e tre vitesh,” tha Sheril. “Dhe në fakt s’kam bërë asnjë progres. Unë jam po aq e dobët sa isha kur pranova për herë të parë Krishtin si Shpëtimtarin tim. Unë akoma dështoj. Unë thjesht nuk e di nëse ia vlen.” Lotët i rridhnin poshtë faqeve ndërsa ajo vazhdonte të fliste për dështimet e saj. “Tashmë unë i di të gjitha gjërat e drejta që duhen bërë, por unë nuk i bëj ato. Ndonjëherë qëllimisht bëj diçka të ulët ose të shëmtuar. Çfarë lloj e krishtere jam unë?” 


“Ndoshta një e krishterë që po rritet,” thashë unë. 


Një vështrim i habitur u shfaq në fytyrën e Sheril. “Duke u rritur? E dëgjove këtë —?” 


“Po, e dëgjova. Por nëse nuk do të ishe duke u rritur, nuk do të vajtoje dështimet e tua. Ti do të ishe e kënaqur me nivelin tënd frymëror ose do t’i thoje vetes sa e mirë je.” 


“Por unë jam kaq e dekurajuar, dhe kam dështuar në Zotin kaq shumë herë.” 


Vazhdova ti thoja Sherilës që ishte e saktë — që ajo kishte dështuar. Të gjithëve ne na ndodh ndonjëherë. Asnjëri prej nesh nuk është perfekt. Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, ne lejojmë djallin të na thotë ato që nuk i kemi arritur dhe ku kemi qenë të dobët. Kur kjo ndodh, është e lehtë të ndihesh keq ose të duash të dorëzohesh. 


Kjo nuk është mënyra se si punon Fryma së Shenjtë. Pavarësisht se sa kaos krijojmë në jetët tona, Perëndia nuk dorëzohet me ne. Fryma e Shenjtë na nxit vazhdimisht. 


Ne mund të lejojmë që mendimet tona të mbështeten në ato që nuk kemi bërë, pse duhet të jemi më shpirtëror ose sa shpirtëror duhet të jemi pas gjithë këtyre viteve në besimin tonë të krishterë. Ky është një kurth i djallit — të na bëjë të mendojmë defektet dhe mangësitë tona. Nëse ne fokusohemi tek çfarë nuk jemi ose tek çfarë nuk kemi arritur, ne po lejojmë djallin të përparojë në fushëbetejën e mendjeve tona. 


Fakti që mikesha ime ishte e e mërzitur, ishte një shenjë e shëndetshme, megjithëse ajo nuk e shikonte në atë mënyrë. Me ndihmën e Frymës së Shenjtë, ajo mund ta refuzojë djallin. Ajo mund të rimarrë territorin që Satani ka vjedhur prej saj. 


Sheril duket se mendonte që jeta e shenjtë, fitimtare vjen nga një fitore madhore pas një tjetre. Po, ne kemi kohëra kur kemi përparime të mëdha; megjithatë, shumica e fitoreve tona vijnë ngadalë. Ato vijnë pak e nga pak. Duket sikur përparojmë me centimetra. Për shkak se ne lëvizim ngadalë në rritjen tonë frymërore, ne shpesh jemi të pavetëdijshëm se sa larg kemi lëvizur. Nëse djalli mund të na bëjë të mendojmë që duhet të kemi së pari një fitore vendimtare shpirtërore pas një tjetre ose që jemi humbës, atëherë ai ka fituar një fortesë të rëndësishme. 


Këshilla ime për Sheril, dhe për të gjithë të krishterët që përballen me këto momente të errëta, është të dëgjojnë fjalët e apostullit Pal. Ai na nxit të mos ligështohemi ose siç e thotë një version tjetër përkthimi, “të mos humbasim zemrën.” Ai po thotë, “Mos u dorëzoni. Vazhdoni të luftoni.” 


Jeta është luftë, dhe djalli është i vendosur të na mposhtë dhe të na shkatërrojë. Asnjëherë nuk arrijmë në vendin ku nuk duhet të luftojmë më. Por nuk është vetëm lufta jonë. Jezusi jo vetëm është me ne, por Ai është për ne. Ai është në krahun tonë për të na forcuar dhe për të na nxitur të vazhdojmë përpara. 


Mikesha ime vazhdonte të kujtone kohët e saj të dështimit, por unë i kujtova asaj kohët e suksesit të saj. “Ju mendoni që djalli e ka kontrollin, por kjo nuk është e vërtetë. Ju keni dështuar, por gjithashtu keni patur sukses. Ju keni ruajtur pozicionin tuaj dhe keni përparuar.” 


“Mos u tërhiqni. Mos u dorëzoni.” Ky është mesazhi që ne kemi nevojë të dëgjojmë. Unë mendoj fjalët e Isaias: “Mos ki frikë, sepse unë të kam shpenguar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua. Kur të kalosh përmes ujërave, unë do të jem me ty, ose të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të përpijë” (Isaiah 43:1–2). 


Ky është premtimi i Perëndisë. Ai nuk premton të na nxjerrë plotësisht jashtë telasheve apo vështirësive, por Ai premton të jetë me ne ndërsa kalojmë përmes tyre. “Mos kini frikë,”thotë Ai. Ky është mesazhi që duhet të meditojmë. Ne nuk duhet të kemi frikë sepse Perëndia është me ne. Dhe kur Perëndia është me ne, çfarë ka për t’u shqetësuar?


Perëndi, pavarësisht dështimeve të mia, Ti je me mua, duke më inkurajuar të mos dorëzohem. Të lutem më ndihmo të kujtoj që, me ndihmën Tënde, unë mund të fitoj. Ne emrin e Jezusit, unë lutem. Amen. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzua...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë