Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 6 NGA 14

Vuajtja i Paraprin Çlirimit 


Dhe Perëndia i çdo hiri [i cili tejçon të gjithë bekimin dhe favorin], që na thirri në lavdinë e tij [të vetën] të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, ai vetë ju bëftë të përsosur, ju mbështestë, ju forcoftë dhe ju themeloftë. - 1 Pjetri 5:10 


“Përse duhet të vuajmë?” “Nëse Perëndia na do me të vërtetë, pse na ndodhin të gjitha të këqijat? ” I dëgjoj shpesh pyetje të tilla. Për mijëra vjet, njerëz më të zgjuar se unë kanë luftuar me këto pyetje, dhe ende nuk i kanë zbuluar përgjigjet. Ai i largoi të gjitha vuajtjet, vështirësitë, dhe shqetësimet për të krishterët — a nuk do të ishte kjo një mënyrë më e lehtë për t’i shtyrë njerëzit të besojnë? ” 


Kjo nuk është mënyra se si Zoti punon. Zoti dëshiron që ne të vijmë tek Ai nga dashuria dhe sepse ne e dimë që jemi nevojtarë— aq nevojtarë sa që vetëm Ai mund t’i plotësojë ato nevoja për ne. 


Realiteti është se që nga lindja derisa të shkojmë në shtëpi me Jezusin, ne do të vuajmë ndonjëherë. Disa kanë detyra më të rënda se të tjerët, por vuajtja mbetet vuatje. 


Unë mendoj gjithashtu që kur njerëzit na shohin që ne kthehemi për ndihmë tek Perëndia në vështirësitë tona dhe kur shohin fitoret tona, kjo siguron një dëshmi për ta. Ajo dëshmi jo gjithmonë mund t’i bëjë ata të kthehen tek Krishti, por tregon prezencën e Perëndisë në jetën tonë dhe i bën ata të vetëdijshëm për çfarë po humbasin. 


Po, ne do të vuajmë. Një ditë pata një mendim: Vuajta rezulton në falenderim. Kur jetët tona bëhen kaotike dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë, ne kthehemi tek Zoti për ndihmë, dhe Ai i përgjigjet lutjeve tona dhe na bën të lirë. Perëndia na flet dhe na ngushëllon. Dhe rezultati është që ne jemi mirënjohës. 


Koha midis vuajtes dhe falenderimit është koha kur djalli sulmon me të vërtetë mendimet tona. Ai mund të fillojë duke thënë, “Nëse Perëndia të do me të vërtetë, ti nuk duhet të kaloje përmes gjithë kësaj.” Kjo është një mënyrë finoke për të na thënë që t›i shërbesh Perëndisë është e kotë. E vërteta është, që ne të gjithë kemi probleme nëse jemi besimtarë; ne të gjithë kemi probleme nëse jemi jobesimtarë. Por si besimtarë, ne të gjithë kemi fitore gjithashtu. Si besimtarë të Jezus Krishtit, ne mund të kemi paqe në mes të stuhisë. Ne mund të shijojmë jetët tona edhe gjatë vështirësive sepse ne besojmë me të vërtetë që Perëndia po punon për ne, për të na sjellë çlirim. 


Sulmi tjetër i Satanit është të pëshpërisë, “Nuk do të bëhet më mirë. Ti i ke shërbyer kot Perëndisë. E sheh, kjo është ajo që ndodh kur ti ke nevojë vërtetë për ndihmë dhe i beson Perëndisë. Ai nuk kujdeset për ty. Nëse do të kujdesej me të vërtetë, pse do të lejonte që ti të vuaje? ” 


Këtu ne duhet të qëndrojmë të fortë. Ne mund të marrim kurajo nga historia e Jobit. Pak prej nesh kanë vuajtur ashtu si ai — ai humbi fëmijët e tij, zotërimet e tij, dhe shëndetin e tij. Kritikët e tij e akuzuan atë për hipokrizi dhe mashtrim. Për shkak se ne e dimë se si punon Satani, ne e kuptojmë që të ashtuquajturit miq të tij ishin vegla të Satanit. Unë jam e sigurtë që ata nuk e kuptuan që po përdoreshin nga djalli për të dekurajuar Jobin. Por vetëm sepse ata nuk ishin të vetëdijshëm, nuk do të thotë që Satani nuk i përdori ata. 


Megjithatë, Jobi, një burrë i perëndishëm, refuzoi t’i dëgjonte. Ai tha, “[. . . edhe pse Ai do të më vrasë, sërisht unë do ta pres dhe do t’i besoj Atij . . .]” (Jobi 13:15). Ai refuzoi t’i lejonte Satanit të sulmonte mendjen e tij dhe ta bënte të dyshonte në Perëndinë. Ai nuk e kuptonte çfarë kishte bërë Perëndia. Nuk ka asnjë të dhënë që Jobi e kuptoi ndonjëherë. Por një gjë ai e dinte, Perëndia ishte me të dhe ai kurrë nuk dyshoi tek dashuria dhe tek prezenca e Perëndisë. 


Ky është qëndrimi që ne dëshirojmë — ajo siguri e qetë e dashurisë së Perëndisë që thotë, “Edhe pse Ai do të më vrasë, sërisht unë do ta pres dhe do t’i besoj Atij.” Nuk kemi pse të kuptojmë ose shpjegojmë. Në fakt, kam dëgjuar të thuhet kështu, “Bindja kërkohet, kuptimi është opsional.” 


Së fundmi, nëse ne vuajmë, kjo mund të jetë një kujtesë e fuqishme që ne jemi duke ecur në të njëjtin shteg ashtu si disa nga shenjtorët më të mëdhenj të Perëndisë. Edhe në kohën e Pjetrit, ata vuajtën. Në rastin e tyre ishte persekutimi romak; në rastin tonë, mund të jenë njerëz që nuk na kuptojnë ne, ose anëtarë të familjes që na kundërvihen. Pavarësisht , vuajtjet mund dhe duhet të përfundojnë me falenderim. 


Zoti im dhe Perëndia im, më fal që dua gjithmonë jetën e lehtë. Unë e pranoj që nuk dua të vuaj, dhe nuk më pëlqen kur gjërat shkojnë keq. Por unë të kërkoj Ty të më ndihmosh të kem një qëndrim të mirë dhe të të besoj Ty që do të sjellësh më të mirën prej saj. Unë lutëm për këtë në emër të Jezus Krishtit. Amen. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzua...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë