Çdo ditë me radhëSample

«Tani shkoni dhe mësoni ç’do të thotë: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”» (Mt. 9:13).
Perëndia është shumë më i interesuar se si i trajtojmë njerëzit e tjerë, sesa përmes numrit të madh të ceremonive fetare që kryejmë. Ai e vendos moralin praktik mbi ritualin. Mund të duket e çuditshme të lexosh që Perëndia nuk e pëlqen flijimin, pasi ishe Ai që e krijoi në fillim sistemin e flijimeve. Por nuk kemi asnjë kontradiktë. Ndërkohë që është e vërtetë se Ai i urdhëroi njerëzit që t'i çonin flijime dhe olokauste, Ai nuk pati kurrë qëllim që këto të zinin vendin e drejtësisë dhe mirësisë. «Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi» (Fja. 21:3).
Profetët e Dhiatës së Vjetër bërtitën me të madhe kundër njerëzve që i kishin zbatuar të gjitha ritualet e duhura, por që vazhdonin të gënjenin dhe shtypnin të afërmit e tyre. Isaia u tha atyre që Perëndisë i kishte ardhur në majë të hundës me olokaustet dhe festat fetare, për aq kohë që ata i shtypnin jetimët dhe të vejat (Isa. 1:10-17). Ai u tha atyre se agjërimi i dëshiruar nga Perëndia ishte që t'i trajtonin drejt mëditësit e tyre, që të ushqenin të uriturit dhe të vishnin të varfrit (Isa. 58:6, 7). Nëse jetët e tyre nuk ishin të drejta, ata edhe mund të ofronin kokën e një qeni ose gjakun e një derri (Isa. 66:3).
Amosi u tha njerëzve që t'i ndalonin ritet e tyre fetare, sepse Perëndia do të vazhdonte t'i urrente këto rituale derisa drejtësia dhe mëshira të rridhnin si një përrua i rrëmbyer (Amosi 5:21-24). Dhe Mikea paralajmëroi se ajo çfarë Perëndia dëshiron më shumë se rituali është realiteti – realiteti i paanësisë, i drejtësisë, i mëshirës dhe i përulësisë (Mikea 6:6-8).
Në kohën e Zotit tonë, farisenjtë merituan përbuzjen e Tij, pasi pretendonin se ishin fetarë me lutje të gjata, në publik, ndërsa i nxirrnin jashtë shtëpive të tyre të vejat (Mt. 23:14). Ata ishin të kujdesshëm duke i dhënë Perëndisë të dhjetën e mendrës në oborret e tyre, por kjo nuk mund të zërë kurrë vendin e drejtësisë dhe të besimit (Mt. 23:23). Është e kotë që të çojmë ofertën tonë para Zotit nëse vëllai ynë ka një ankesë të vlefshme kundër nesh (Mt. 5:24); dhurata pranohet vetëm kur padrejtësia të jetë ndrequr. Pjesëmarrja e rregullt në [takimet] e kishës nuk do të shërbejë kurrë si një mbulim për praktika të pandershme biznesi gjatë javës. Nuk sjell dobi që t'i japësh nënës një kuti me çokollata për ditën e nënës, nëse gjatë vitit e trajtojmë me urrejtje. Apo që t'i japin një këmishë babait për ditën e babait, nëse nuk i shfaqim dashuri dhe respekt gjatë pjesës tjetër të kohës.
Perëndia nuk mashtrohet nga dukjet e jashtme ose ritualet. Ai sheh zemrën dhe sjelljen tonë të përditshme.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Acts 21:1-16 | Preparing for Death

Hebrews Part 1: Shallow Christianity

Close Enough to Change: Experiencing the Transformative Power of Jesus

Christian Foundations 10 - Beliefs Part 2

I'm Just a Guy: Who's Angry

God's Waiting Room

Called Out: Living the Mission

Seeds of Justice: Devotions From a Legacy of Faith and Justice

The Art of Being Still