Çdo ditë me radhëSample

«Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur me dinakëri, duke mos falsifikuar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë veten tonë ndërgjegjes së çdo njeriu përpara Perëndisë» (2 Kor. 4:2).
Në faqen e mëparshme pamë tri fusha ku kultet e nxjerrin veten në pah si jo të vërteta për besimin e krishterë që u është transmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë. Ka edhe karakteristika të tjera të kulteve, të cilat jo vetëm që duhet t'i dimë, por edhe që duhet t'i shmangim me kujdes në përbashkësitë tona të krishtera.
Për shembull, udhëheqësit e tyre formojnë atë që ne mund ta quajmë një personalitet kulti, duke e nxjerrë praktikisht veten si mesi dhe njerëz çudirash. Njerëz me karizëm [forcë tërheqëse] ushtrojnë shpesh një kontroll të ashpër, autokratik mbi laikët [njerëzit e thjeshtë], duke kërkuar nënshtrim dhe duke kërcënuar ndëshkim të skajshëm për dështimin për t'u bindur.
Ata pretendojnë shpesh se janë zotërues ekskluziv [unik] të së vërtetës, bëjnë pohime krenare për disa veçori dhe i kritikojnë të gjitha grupet e tjera që nuk pajtohen me ta. Disa pretendojnë se kanë kombinuar doktrinat më të mira të të tjerëve dhe kështu e konsiderojnë si fjalën përfundimtare. Ata nënkuptojnë se askush nuk mund të jetë plotësisht i lumtur, derisa të jetë futur në misteret e tyre.
Ata përpiqen që t'i izolojnë anëtarët e tyre nga të gjithë mësuesit e tjerë, nga të gjithë të tjerët që deklarojnë se janë besimtarë si edhe nga libra të shkruara nga të tjerë, përveç atyre nga udhëheqësit e tyre.
Ata porositin shpesh një jetesë legaliste që bëhet një sistem skllavërie. Ata e barazojnë shenjtërinë me disa rituale dhe rite që njerëzit mund t'i bëjnë me forcat e tyre dhe jo përmes jetës hyjnore.
Ata i shfrytëzojnë njerëzit nga ana financiare përmes një sistemi manipulimesh psikologjike dinake. Udhëheqësit jetojnë me madhështi dhe luks, ndërkohë që shumë prej njerëzve reduktohen afër varfërisë.
Shumë prej kulteve janë vjedhës delesh, duke organizuar bastisje në institucionet e tjera fetare, në vend që të arrijnë ata që nuk e frekuentojnë kishën.
Ata mbitheksojnë një doktrinë ose disa doktrina, duke lënë krejtësisht pas dore fusha jetike të zbulesës hyjnore.
Ata i trajtojnë ata që mësojnë të vërtetën si armiq. Dhe kështu Pali i pyeti galatasit legalistë: «A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?» (Gal. 4:16).
Është e pavend që ndonjë prej këtyre qëndrimeve ose veprime të hyjnë ndonjëherë në përbashkësitë e krishtera të shëndosha, por për aq kohë sa jemi në trup, ne të gjithë duhet të ruhemi me zell kundër tyre.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Loving Well in Community

Journey Through Genesis 1-11

BEMA Liturgy I — Part C

Pray With Purpose: 3 Days of Collect Prayer

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work

The Journey of Prayer

Revelation | Reading Plan + Study Questions

Go

Romans: The Glory of the Gospel