Çdo ditë me radhëSample

«A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?» (Job. 11:7).
Ka atribute të tjera të Perëndisë që duhet të përmenden, qoftë edhe vetëm shkurtimisht. Soditja e këtyre përsosjeve hyjnore e ngre shpirtin nga toka në qiell, nga gjërat e parëndësishme te ato sublime.
- Perëndia është i drejtë, domethënë, Ai është i ndershëm, i barabartë dhe i paanshëm në tërë veprimet e Tij. Ai është «një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar» (Isa. 45:21).
- Perëndia është i pahulumtueshëm (Job. 11:7, 8). Ai është tepër i madh për t'u kuptuar nga mendja njerëzore. Siç ka thënë Stefan Çarnok (Stephen Charnock): «Është e dukshme që Perëndia është. Është e padukshme se çfarë Perëndia është». Dhe Riçard Baksteri (Richard Baxter) tha: «Ju mund ta njihni Perëndinë, por nuk mund ta kuptoni Atë».
- Perëndia është i përjetshëm – pa fillim ose fund (Psa. 90:1-4). Përjetësia është jetëgjatësia e jetës së Tij.
- Perëndia është i mirë (Nahumi 1:7). Ai është «i mirë me të gjithë dhe plot dhembshuri për të gjitha veprat e tij» (Psa. 145:9).
- Perëndia është i pafund (1 Mbretërve 8:27). Ai nuk ka limite ose kufij. «Madhështia e Tij është përtej çdo llogaritje, matje ose imagjinate njerëzore».
- Perëndia është vetë-ekzistues (Eks. 3:14). Ai nuk e mori ekzistencën e Tij nga ndonjë burim i jashtëm. Ai është Burimi i vetë jetës së Tij si edhe i çdo jete tjetër.
- Perëndia është i vetëmjaftueshëm, domethënë, Ai ka brenda Trinisë gjithçka që do t'i duhet ndonjëherë.
- Perëndia është i jashtëzakonshëm [transhendent]. Ai qëndron më lart se universi dhe koha dhe është i ndarë nga krijimi material.
Dhe kështu ne arrijmë në fund të konsideratës sonë rreth atributeve të Perëndisë. Por kjo është një temë që në një kuptim tjetër nuk ka fund. Perëndia është kaq i madh, kaq madhështor, kaq mbresëlënës, që ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët. Duke qenë se Ai është i pafund, Ai nuk mund të njihet plotësisht kurrë nga mendjet e fundme. Gjatë përjetësisë ne do të ndalemi [duke biseduar] për mrekullitë e Personit të Tij dhe prapë do të na duhet të themi: «Gjysma nuk është treguar».

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

HZY | BRP Week 3 - the Role of the Holy Spirit

Tired of Comparing? Finding Your True Worth Beyond Numbers

The Artist's Identity: Rooted and Secure

Numbers: A Faithful God to Unfaithful People | Video Devotional

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

God’s Strengthening Word: Mercy & Forgiveness

Testimonies of Christian Professionals

What Is a Home For?

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work