YouVersion Logo
Search Icon

Çdo ditë me radhëSample

Çdo ditë me radhë

DAY 172 OF 366

«Kush mund të gjejë një grua të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve» (Fja. 31:10).

Cilat janë disa nga gjërat që një burrë i krishterë i dëshiron te gruaja e tij? Ajo që vijon është një listë me sugjerime. Shpresojmë që askush nuk do të jetë kaq i papjekur, që të gjitha këto t'i pres te një grua e vetme.

Së pari, ajo duhet të jetë një grua e perëndishme – që jo vetëm është e rilindur, por gjithashtu me mendje frymërore. Kjo grua e vendos Krishtin të parin në jetën e saj. Ajo është një grua e lutjes dhe aktive në shërbimin e Zotit. Një grua e karakterit dhe ndershmërisë së krishterë të cilën ai mund ta respektojë frymërisht; dhe që e respekton atë nga ana e saj.

Ajo është një grua që e pranon vendin e saj të nënshtrimit të caktuar nga Perëndia dhe që e ndihmon aktivisht burrin e saj për të marrë vendin e tij të duhur si kreu [...] Ajo është besnike ndaj premtimeve martesore të saj – Ajo është një grua e mirë dhe një nënë e tillë për fëmijët e saj – Ajo është personalisht e rregullt dhe tërheqëse [e hirshme], që nuk shkon në ekstreme për sa i përket veshjes, dikush që është femërore dhe zonjë, por jo qibare.

Kjo grua ideale është një amvisë e mirë, që e mban vendin të rregullt dhe të pastër dhe që i drejton mirë punët e shtëpisë. Ajo shërben vakte të mira sipas një plani të rregullt dhe e ka për zemër që t'u shfaq mikpritje të tjerëve.... Kuptohet që ajo duhet të ndaj të njëjtat qëllime dhe interesa si burri i saj.

Kur dalin mospajtime, ajo është e gatshme që t'i nxjerrë në sipërfaqe problemet e saj, në vend që të mbyllet, të var buzët ose të lëshojë hundët. Ajo është e gatshme që të bisedojë për mospajtimet dhe në gjendje që të kërkojë falje dhe të rrëfehet nëse është e nevojshme.

Ajo nuk është një ngjelkë [grua llafazane], as një ngatërrestare, që përzihet në punët e të tjerëve. Ajo ka një frymë [shpirt] të butë dhe të qetë dhe nuk është kundërshtuese ose gërnjare.

Kjo grua bashkëpunon që të jetojë brenda të ardhurave familjare. Ajo nuk është e pushtuar nga dëshira për gjëra luksoze [ekstravagante] dhe nuk përpiqet që të ketë [nivelin] e familjes Xhouns.

Ajo është e gatshme që të pranojë fatkeqësi, nëse është e nevojshme.

Ajo ia jep me gëzim burrit të saj të drejtat e tij bashkëshortore, jo pasivisht, as me mospërfillje.

Ajo ka një temperament të mirë, që reagon mirë, nuk është një ambicioze lajkatare në shkallën shoqërore dhe është krejt e besueshme.

Burrat duhet të jenë mirënjohës kur ata gjejnë një shumicë të këtyre karakteristikave në gratë e tyre dhe gratë mund t'i përdorin këto si një listë kontrolli për t'i ndihmuar që të ngjiten më lart.

About this Plan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al