Çdo ditë me radhëSample

«...forca jote do të vazhdojë sa janë ditët e tua» (LiP. 33:25).
Perëndia premton t'i jap popullit të Tij forcë sipas nevojave të tyre në një kohë të caktuar. Ai nuk e premton atë shumë kohë më parë se të vijë nevoja, por kur vjen kriza, hiri është aty për t'u përballur me të.
Ndoshta ju jeni thirrur që të kaloni nëpër një fashë sëmundjeje dhe vuajtjeje. Nëse do ta dinit që më parë se sa e madhe do të ishte sprova, ju do të thoshit: «E di që nuk mund ta duroj kurrë atë». Por e gjithë mbështetja hyjnore vjen bashkë me sprovën, për çudinë tënde dhe të kujtdo tjetër.
Ne jetojmë me frikën e kohës kur të dashurit tanë do t'i thërrasë vdekja. Ne jemi të sigurt që bota jonë e vogël do të shembet dhe që ne vetë do të jemi krejt të paaftë për ta përballuar. Por nuk është aspak kështu. Ne jemi të vetëdijshëm për praninë dhe fuqinë e Zotit në një mënyrë që nuk e kemi njohur kurrë më parë.
Shumë prej nesh kalojnë përballje të afërta me vdekjen në aksidente dhe situata me rrezikshmëri ekstreme. Ne shohim që zemrat tona mbushen me paqe kur zakonisht ato duhet të jenë në panik. Ne e dimë se është Zoti, që vjen pranë për të na ndihmuar.
Ndërsa lexojmë historitë e atyre që kanë dhënë heroikisht jetët e tyre për hirin e Krishtit, ne kuptojmë rishtas se Perëndia jep «hir martirësh për ditë martirësh». Guximi gjakftohtë i tyre ishte përtej trimërisë njerëzore. Dëshmia e patrembur e tyre ishte e fuqizuar qartë prej së larti.
Pra, duhet të jetë e qartë se shqetësimi që më parë se të vijë nevoja nuk sjell gjë tjetër veç ulcera. Fakti është se Perëndia nuk e jep hirin dhe forcën derisa të jenë të nevojshme. Siç tha D. W. Uhitëlli (D. W. Whittle):
Nuk kam të bëj me të nesërmen,
Shpëtimtari do ta bëj shqetësim të Vetin;
hirin dhe forcën e saj s'mund ta marr hua,
pra, pse duhet të marr hua shqetësimin e saj?
Rreshtat e paharrueshëm të Ani Xhonson Flintit (Annie Johnson Flint) janë akoma më të goditura:
Ai më shumë hir jep, kur barra na rritet,
dërgon më shumë forcë, kur punën na shton.
Kur shtohet mjerimi, Ai shton mëshirën;
kur shtohen mundimet, qet'sin shumëfishon.
Kur drita pa ikur, gjithë forca mbarohet,
kur krejt na është sosur çdo shpresë e durim,
kur shteren të gjitha rezervat që kemi,
ajo që jep Ai është veç si fillim.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Go

Hebrews: The Better Way | Video Devotional

Zechariah: Hope for God's Presence | Video Devotional

Inspire 21-Day Devotional: Illuminating God's Word

Connect

Leviticus: Living in God's Holy Presence | Video Devotional

BEMA Liturgy I — Part D

Renew Your Mind

Receive