Çdo ditë me radhëSample

«Zoti, Perëndia ynë i plotfuqishëm mbretëron» (Zbu. 19:6, AV).
Plotfuqishmëria e Perëndisë do të thotë që Ai mund të bëjë gjithçka që nuk është në kundërshtim me atributet e tjera që ka. Dëgjoni dëshminë uniforme të Shkrimit! «Unë jam Perëndia i plotfuqishëm» (Zan. 17:1). «A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin?» (Zan. 18:14). «E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet» (Job. 42:2). «Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty» (Jer. 32:17). «Me Perëndinë çdo gjë është e mundur» (Mt. 19:26). «Sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme» (Luka 1:37).
Por kuptohet që Perëndia nuk mund të bëjë asgjë që është e papajtueshme me vetë karakterin e Tij. Për shembull, është e pamundur për Perëndinë që të gënjejë (Heb. 6:18). Ai nuk mund ta mohojë Vetveten (2 Tim. 2:13). Ai nuk mund të mëkatojë, sepse Ai është absolutisht i shenjtë. Ai nuk mund të dështojë, sepse Ai është absolutisht i besueshëm.
Plotfuqishmëria e Perëndisë shihet në krijimin e Tij dhe në mbajtjen e universit, në providencën [kujdesin] e Tij, në shpëtimin e mëkatarëve dhe në gjykimin e atij që nuk pendohet. Shfaqja më e madhe e fuqisë së Tij në Dhiatën e Vjetër ishte Eksodi; në Dhiatën e Re, ringjallja e Krishtit.
Nëse Perëndia është i plotfuqishëm, atëherë asnjë njeri nuk mund të luftojë me sukses kundër Tij. «Nuk ka as dituri, as zgjuarsi dhe as këshillë kundër Zotit» (Fja. 21:30).
Nëse Perëndia është i plotfuqishëm, atëherë besimtari është në anën fituese. Një me Perëndinë përbën shumicën. «Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?» (Rom. 8:31).
Nëse Perëndia është i plotfuqishëm, atëherë në lutje ne mund të përballemi me sferën e së pamundurës. Siç thotë kori, ne mund të qeshim me pamundësitë dhe të thërrasim: «Kjo do të ndodhë».
Nëse Perëndia është i plotfuqishëm, atëherë ne kemi ngushëllimin e pathënë me fjalë që:
Shpëtimtari mund të zgjidh çdo problem,
lëmshet e jetës mund të zhbëjë.
Nuk ka asgjë tepër të vështirë për Jezusin,
nuk ka asgjë që Ai nuk mund ta bëjë.
«Kur dobësia ime mbështetet në forcën e Tij, gjithçka duket e lehtë».

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

HZY | BRP Week 3 - the Role of the Holy Spirit

Tired of Comparing? Finding Your True Worth Beyond Numbers

The Artist's Identity: Rooted and Secure

Numbers: A Faithful God to Unfaithful People | Video Devotional

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

God’s Strengthening Word: Mercy & Forgiveness

Testimonies of Christian Professionals

What Is a Home For?

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work