Çdo ditë me radhëSample

«A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?, thotë Zoti» (Jer. 23:24b).
Kur flasim për gjithëpraninë e Perëndisë ne themi që Ai është i pranishëm në të gjitha vendet në të vetmen dhe të njëjtën kohë. Një puritan me emrin Xhon Arousmithi (John Arrowsmith) tregon për një filozof pagan, i cili bëri këtë pyetje dikur: «Ku është Perëndia?» I krishteri iu përgjigj: «Më lejoni t'ju pyes unë në fillim: «Ku nuk është Ai?»
Një ateist shkroi mbi një mur: «Perëndinë kurrkund e gjen» (ang. God is nowhere). Një fëmijë kaloi andej dhe e ndryshoi që të lexohej: «Perëndinë gjithkund e gjen» (ang. God is now here).
Ne i jemi borxhli Davidit për një pjesë klasike mbi gjithëpraninë e Perëndisë. Ai shkroi: «Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë» (Psa. 139:7-10).
Kur flasim për gjithëprani, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e ngatërrojmë atë me panteizmin. Ky i dyti thotë që gjithçka është Perëndi. Në disa nga format e saj, njerëzit adhurojnë pemë ose lumenj ose forcat e natyrës. Perëndia i vërtetë e kontrollon universin dhe e mbush universin, por Ai vetë është i ndarë nga universi dhe është më i madh se ai.
Çfarë ndikimi praktik duhet të ketë e vërteta e gjithëpranisë së Perëndisë në jetën e njerëzve të Tij?
Kemi, sigurisht, kujtimin solemn që ne nuk mund t'i fshihemi Perëndisë. Ai është i pashmangshëm.
Kemi ngushëllimin e pashprehshëm në njohjen që Perëndia është gjithnjë me njerëzit e Tij. Ai nuk na lë kurrë. Ne nuk jemi kurrë vetëm.
Kemi edhe një sfidë! Duke qenë se Ai është gjithnjë me ne, ne duhet të ecim në shenjtëri dhe të ndarë nga bota.
Ai ka premtuar praninë e Tij në një mënyrë të veçantë kur dy ose tre mblidhen bashkë në Emrin e Tij: Ai është në mes të tyre. Kjo duhet të frymëzojë një nderim dhe solemnitet të thellë në mbledhjet e shenjtorëve.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Called Out: Living the Mission

Character in the Making

Deserts: God’s Provision in the Wilderness

Since Forever Until Forever

Conversation Starters - Film + Faith - Forgiveness, Mentors, Tornadoes & More

God Never Quits: God’s Faithfulness When We Fall Short

Start Your Day With God: How to Meet With God Each Morning

____ for Christ - Salvation for All

Disciple: Live the Life God Has You Called To