Çdo ditë me radhëSample

«Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona» (1 Gjonit 4:10).
Dashuria është ajo cilësi te Perëndia që e bën Atë të derdh dhembshuri të pakufizuar mbi të tjerët. Dashuria e Tij shfaqet në dhënien e dhuratave të mira dhe të përsosura te të dashurit.
Ne mund të japim vetëm disa vargje nga moria e atyre që flasin për këtë dashuri! «Të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi» (Jer. 31:3). «Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne» (Rom. 5:8). «Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi...» (Efe. 2:4). Dhe, sigurisht, më i njohuri nga të gjithë: «Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme» (Gjoni 3:16).
Kur Gjoni thotë «Perëndia është dashuri» (1 Gjonit 4:8), ai nuk është duke përkufizuar Perëndinë, por ngul këmbë që dashuria është një element kyç në natyrën hyjnore. Ne nuk adhurojmë dashurinë, por Perëndinë e dashurisë.
Dashuria e Tij nuk ka patur fillim dhe nuk mund të ketë ndonjë fund. Ajo është e pakufishme në përmasat e saj. Ajo është absolutisht e pastër, pa asnjë njollë egoizmi apo të ndonjë mëkati tjetër. Ajo është sakrifikuese, duke mos e llogaritur kurrë koston. Ajo kërkon vetëm mirëqenien e të tjerëve dhe asgjë si shkëmbim. Ajo shtrihet tek ata që janë jo të dashur, sikurse edhe tek ata që janë të dashur, tek armiqtë, si edhe te miqtë. Ajo nuk tërhiqet nga ndonjë virtyt tek objekti i saj, por vetëm nga mirësia e Dhënësit.
Nënkuptimet praktike të kësaj të vërtete sublime janë të dukshme. «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë», tha Pali, «si bij shumë të dashur, edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne» (Efe. 5:1, 2a). Dashuria tonë duhet të ngjitet te Zoti, duhet të rrjedh te vëllezërit tanë dhe duhet të shtrihet deri te bota e pashpëtuar.
Soditja [përsiatja] e dashurisë së Tij duhet të frymëzojë edhe adhurimin më të thellë. Ndërsa biem para këmbëve të Tij, ne duhet të themi në mënyrë të përsëritur:
Si mund të më duash ashtu si Ti më do
dhe të jesh Perëndia që Ti je
kjo është errësirë për intelektin tim
por dritë dielli për zemrën time.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

HZY | BRP Week 3 - the Role of the Holy Spirit

Tired of Comparing? Finding Your True Worth Beyond Numbers

The Artist's Identity: Rooted and Secure

Numbers: A Faithful God to Unfaithful People | Video Devotional

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

God’s Strengthening Word: Mercy & Forgiveness

Testimonies of Christian Professionals

What Is a Home For?

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work