Çdo ditë me radhëSample

«Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve» (Vep. 24:16).
Në një shoqëri si kjo e jona dhe me një natyrë të vjetër, të korruptuar si kjo e jona, ne përballemi vazhdimisht me probleme të etikës që vënë në provë sinqeritetin e përkushtimit tonë ndaj parimeve të krishtera.
Studenti, për shembull, tundohet që të kopjojë [të mashtrojë, të bëjë hile] gjatë provimeve. Nëse të gjitha diplomat që janë fituar pandershmërisht do të ktheheshin, shkollat dhe kolegjet vështirë se do t'i nxënë ato.
Taksapaguesi është gjithmonë i tunduar që të zvogëlojë të ardhurat e tij, të zmadhojë shpenzimet ose edhe të fsheh ndonjë informacion përkatës.
Emri i lojës në biznes, politikë dhe drejtësi është mitë. Ryshfetet përdoren për të prishur drejtësinë. Dhuratat bëjnë që urdhrat të vijnë nga një pronar tjetër. Ryshfetet tregtare sjellin favore në tregti. Dhëniet e parave në dorë i zbutin inspektorët vendorë, të cilët shpesh bëjnë kërkesa ekstreme dhe ndonjëherë qesharake.
Pothuaj çdo profesion ka shtrëngimet e veta për të qenë i pandershëm. Doktorit të krishterë i kërkohet që të firmosë pretendime të sigurimeve shoqërore që në mënyrë të dukshme janë të rreme. Avokati duhet të vendosë nëse duhet ta mbrojë apo jo një kriminel, për të cilin e di se është fajtor ose që të merret me një rast divorci ku të dy partnerët janë të krishterë. Shitësi i makinave të përdorura lufton përbrenda nëse duhet apo jo që ta rregullojë odometrin [rrugëmatësin] që të tregojë një kilometrazh më të vogël. Punëtori përballet me vendimin, të bashkohet me një sindikatë, ku merr përsipër t'i drejtohet dhunës në rastin e një greve. A duhet të shërbejë pije alkoolike një stjuardesë e krishterë (ose, që të zgjedh atë punë, a ka ndonjë zgjedhje)? A duhet të luaj [të marr pjesë në gara] një atlet i krishterë në Ditën e Zotit [të dielën]? A duhet të shesë një shitës i krishterë cigare, të cilat dihet se shkaktojnë kancer?
A është më keq për një arktiket të krishterë që të projektojë një klub nate ose një godinë kishe moderniste, liberale? A duhet një organizatë e krishterë të pranojë dhurata nga një fabrikë birre? Ose nga një i krishterë që është duke jetuar në mëkat? A duhet të pranojë një blerës një arkë me portokaj ose një kuti me marmelatë dhe pelte nga një prej furnitorëve të tij për Krishtlindje?
Rregulli më i mirë për të vendosur është ai në tekstin tonë - «të kem[i] vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve».

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Empty Pockets - the Art of Giving

Trusting God in the Trials

Financial Simplicity That Ends the Money Madness

Preparing for Outpouring

7 Days of Strength for Life for Men

Loving Well in Community

Retirement: Top 5 Challenges in the First Years

True Success: Live and Lead Without Losing Your Soul

Made for More: Embracing Growth, Vision & Purpose as a Christian Mom