Çdo ditë me radhëSample

«Nuk e them këtë se jam në nevojë...» (Fil. 4:11).
Është për t'u theksuar që Pali nuk i bëri kurrë të njohura nevojat e tij financiare. Jeta e tij ishte një jetë besimi. Ai besonte që Perëndia e kishte thirrur në shërbesën e Tij dhe ishte plotësisht i bindur që Perëndia paguan për atë që porosit.
A duhet t'i publikojnë sot të krishterët nevojat e tyre ose të kërkojnë para? Ja disa konsiderata: Nuk ka asnjë justifikim shkrimor për këtë praktikë. Apostujt i bënë të njohura nevojat e të tjerëve, por nuk kërkuan kurrë para për veten e tyre.
Duket më në përputhje me jetën e besimit për ta hedhur vështrimin vetëm te Perëndia. Ai do të sigurojë fondet e nevojshme për gjithçka që dëshiron për t'u bërë nga ne. Kur e shohim Atë duke siguruar pikërisht sasinë e duhur në momentin e duhur, besimi ynë forcohet shumë. Dhe Ai lavdërohet shumë kur kujdesi është në mënyrë të pamohueshme i mbinatyrshëm. Nga ana tjetër, Ai nuk merr lavdi kur ne i manipulojmë financat tona përmes teknikave të shtimit të fondeve.
Duke përdorur thirrje dhe kërkesa [për para], ne mund të vazhdojmë vepra «për Perëndinë» që mund të mos jenë aspak vullneti i Tij. Ose ne mund të shtyjmë një vepër për shumë kohë pasi Fryma është larguar nga ajo [vepër]. Por kur jemi të varur nga kujdesi i Tij i mbinatyrshëm, ne mund të vazhdojmë për aq kohë që Ai siguron.
Kërkesat e larta për para paraqesin një mënyrë të re për të matur suksesin në veprën e krishterë. Ai që është më i zgjuar në marrëdhëniet publike është ai që merr më shumë para. Mund të ndodh që veprat e denja vuajnë, për shkak se fushatat për fonde i thithin paratë. Shpesh kjo i hap rrugën xhelozisë dhe mungesës së unitetit.
C. H. Mekintoshi pati një pikëpamje të zbehtë mbi publikimin e nevojave personale të dikujt. «Që unë t'ia bëj të njohura nevojat e mia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një qenieje njerëzore, do të thotë largim nga jeta e besimit dhe një çnderim i prerë për Perëndinë. Në fakt, kjo është ta tradhtoj Atë. Kjo është njësoj si të thuash që Perëndia më ka lënë në baltë dhe se unë duhet t’i drejtohem ndjenjave të mia për ndihmë. Kjo do të thotë të braktisësh burimin e gjallë dhe t’i drejtohesh një sterne të prishur. Kjo do të thotë të vendosësh krijesën midis shpirtit tim dhe Perëndisë, duke i zhvatur kështu shpirtit tim bekimet e larmishme dhe duke i hequr Perëndisë lavdinë që i takon».
Në po këtë frymë, Korri Ten Bum shkroi në «Endacak për Zotin»: « Do të parapëlqej me tepër të isha fëmija besimplotë i një Ati të pasur se një lypës në dorën e njerëzve të kësaj bote».

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Empty Pockets - the Art of Giving

Trusting God in the Trials

Financial Simplicity That Ends the Money Madness

Preparing for Outpouring

7 Days of Strength for Life for Men

Loving Well in Community

Retirement: Top 5 Challenges in the First Years

True Success: Live and Lead Without Losing Your Soul

Made for More: Embracing Growth, Vision & Purpose as a Christian Mom