Çdo ditë me radhëSample

«Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit» (2 Kor. 3:18).
Bibla mëson që bëhemi të ngjashëm me atë që adhurojmë. Ky depërtim i rëndësishëm gjendet në tekstin e sotëm. Le ta zbërthejmë në këtë mënyrë:
Dhe ne të gjithë – domethënë, të gjithë besimtarët e vërtetë;
duke soditur [...] si në pasqyrë – pasqyra është Fjala e Perëndisë, ku ne shohim [soditim];
fytyrëzbuluar [pa vel] – mëkati solli një vel midis fytyrave tona dhe Zotit. Kur e rrëfejmë dhe e braktisim mëkatin, ne kemi një fytyrë të hapur ose të zbuluar [pa vel];
lavdinë e Zotit – që do të thotë shkëlqimin e Tij moral. Në Bibël ne vështrojmë përsosurinë e karakterit të Tij, bukurinë e të gjitha veprave dhe rrugëve të Tij;
transformohemi në të njëjtin shëmbëllim – ne bëhemi të ngjashëm me Të. Ne transformohemi [ndryshojmë] duke soditur. Sa më shumë që të jemi të zënë me Të, aq më shumë ne do të bëhemi si Ai;
Ky ndryshim është
nga lavdia në lavdi – nga njëra shkallë e lavdisë në tjetrën. Ndryshimi nuk ndodh papritmas. Ai është një proces që vazhdon për aq kohë që e soditim Atë. Transformimi i karakterit tonë kryhet
posi prej Frymës së Zotit – Fryma e Shenjtë prodhon ngjashmëri me Krishtin në të gjithë ata që e vështrojnë me besim Shpëtimtarin ashtu siç është zbuluar Ai në Bibël.
Në «Tregimet e Nathaniel Hawthorne», nuk ishte z. Gathergold ose gjenerali Blood ose Bubullima ose Fizi i gurtë i vjetër ose poeti, por Ernesti – i cili, duke vështruar në qetësi Fytyrën e Gurit të Madh, përfundimisht u bë ngjashëm me të.
Kam dëgjuar dikur se një burrë shkoi përditë në një tempull budist dhe u ul me këmbë të kryqëzuara dhe me krahë të mbledhur, duke vështruar statujën e gjelbër. Thuhet se pas vitesh të tëra përsiatjesh [meditimi], ai u bë, në fakt, i ngjashëm me Budën. Nëse kjo është e vërtetë apo jo, nuk e di, por e di se angazhimi plot respekt me Birin e Perëndisë prodhon një ngjashmëri morale me Të.
Rruga drejt shenjtërisë është përmes vështrimit të Zotit Jezus. Nuk është e mundur zakonisht që të mendosh për Krishtin dhe për mëkatin në të njëjtën kohë. Gjatë atyre çasteve kur ne jemi të zënë me Të, ne jemi më shumë se kurrë të lirë nga mëkati. Qëllimi ynë, atëherë, duhet të jetë rritja e përqindjes së kohës që kalojmë duke soditur Atë.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

HZY | BRP Week 3 - the Role of the Holy Spirit

Tired of Comparing? Finding Your True Worth Beyond Numbers

The Artist's Identity: Rooted and Secure

Numbers: A Faithful God to Unfaithful People | Video Devotional

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

God’s Strengthening Word: Mercy & Forgiveness

Testimonies of Christian Professionals

What Is a Home For?

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work