Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

40 Ditë Lutje— Fillimi i një jete të re!
Çdo e dielë është një mundësi e mrekullueshme për të mbushur shtëpinë e Perëndisë me zemra të reja që kërkojnë të zbulojnë dashurinë e Tij. Sot, lutemi për brezin e ri!
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi për të gjithë të rinjtë që do të vijnë në kishë këtë të diel.
📖Vargu i Ditës:
«Dhe duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit.»
—Kolosianëve 4:3 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të ndihmosh të rinjtë të afrohen më shumë me Perëndinë?
💪Sfida e Ditës:
Fto një të ri të vijë në kishë këtë javë dhe lutu për të.
Scripture
About this Plan

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More