Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

40 Ditë Lutje— Fillimi i një jete të re!
Ke udhëtuar për 36 ditë në këtë rrugëtim lutjeje dhe Perëndia ka qenë në veprim! Le të vazhdojmë të kërkojmë praninë e Tij në jetën tonë dhe të besojmë për një ringjallje të vërtetë në çdo fushë të jetës sonë.
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi që Fryma e Shenjtë do të sjellë ringjallje në marrëdhëniet tona.
📖Vargu i Ditës:
«Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t'u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.»
—Romakëve 8:11 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
A po i lë hapësirë Frymës së Shenjtë të punojë në marrëdhëniet e tua?
💪Sfida e Ditës:
Mendo për një marrëdhënie që ka nevojë për ringjallje dhe lutu për të sot.
Scripture
About this Plan

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More