Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

Çfarë do të bënte Jezusi?
Sot është dita e parë e një udhëtimi të veçantë në lutje. Për 40 ditët e ardhshme, le të ndjekim shembullin e Jezusit, i cili gjithmonë gjeti kohë për t’u lutur dhe për të qenë pranë Atit. Lutja është një ftesë për një marrëdhënie më të thellë me Perëndinë, një mundësi për të folur me Të dhe për të dëgjuar zërin e Tij. Ndërsa fillon këtë kohë, beso se Perëndia është gati të veprojë në jetën tënde dhe të atyre për të cilët lutesh.
🙏 Lutja e ditës:
Lutu që çdo shqiptar të jetë i hapur për të dëgjuar për Jezusin. Le të jetë një kohë ku shumë zemra të zbuten dhe të jenë gati për të pranuar dashurinë dhe të vërtetën e Tij.
📖 Vargu i ditës:
"Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj."
-Jeremia 29:13 (ALBB)
⁉️Pyetje për reflektim:
👉A po e kërkoj Perëndinë me gjithë zemrën time? Çfarë hapash mund të bëj për t’iu afruar Atij më shumë sot?
💪Sfida e ditës:
Dërgoja këtë mesazh dikujt sot:
"Po lutem për 40 ditë, si mund të lutem për ty sot?"
Zoti të bekoftë në këtë rrugëtim! 💛🙏
Scripture
About this Plan

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Related Plans

Sharing Your Faith in the Workplace

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-January)

Never Alone

Simon Peter's Journey: 'Grace in Failure' (Part 1)

Gospel-Based Conversations to Have With Your Preteen

The Bible in a Month

You Say You Believe, but Do You Obey?

When You Feel Like Roommates: 4 Day Plan to Help You Love (And Like) Your Spouse for Life

The Holy Spirit: God Among Us
