YouVersion Logo
Search Icon

Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

Sfida - 40 Ditë Lutje!

DAY 35 OF 40

Ringjallja, Jezusi është i gjallë!

Perëndia vepron në mënyra që shpesh i kapërcejnë pritshmëritë tona. Sot le të qëndrojmë me një zemër plot besim dhe mirënjohje për fuqinë e Tij në jetën tonë!

🙏Lutja e Ditës:
Falënderojmë Perëndinë që na jep fitore me anë të Jezusit dhe fuqisë që e ringjalli Atë.

📖Vargu i Ditës:
«Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.»
— 1 e Korintasve 15:57 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:
A e beson që e njëjta fuqi që ringjalli Jezusin po vepron edhe sot?

💪Sfida e Ditës:
Shkruaj një listë me lutje falënderimi për fitoret që Perëndia të ka dhënë dhe festoje besnikërinë e Tij!

About this Plan

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More