YouVersion Logo
Search Icon

Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

Sfida - 40 Ditë Lutje!

DAY 32 OF 40

Ringjallja, Jezusi është i gjallë!

Kisha ka nevojë për më shumë punëtorë të mbushur me pasion për Perëndinë. Sot lutemi për të gjithë ata që shërbejnë dhe ata që do t’i bashkohen shërbimit.

🙏Lutja e Ditës:
Lutemi për më shumë punëtorë në të korrat e Perëndisë në Shqipëri dhe mes Shqiptarëve.

📖Vargu i Ditës:
"Atëherë ai u tha dishepujve të vet: 'Korrja është e madhe, por punëtorët janë pak. Lutuni, pra, Zotit të korrjes që të dërgojë punëtorë në korrjen e tij.'"
— Mateu 9:37-38 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të ndihmosh për të përhapur ungjillin në rrethin tënd?

💪Sfida e Ditës:
Mbështet kishën duke u ofruar ndihmë ose duke inkurajuar një drejtues.

About this Plan

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More