Solid Joys ShqipSample

Triumfi është i sigurt
Prandaj populli i fuqishëm të përlëvdon, qyteti i kombeve të fuqishme ka frikë nga ti. (Isaia 25:3)
saia e sheh që po vjen dita kur të gjithë kombet, ose përfaqësuesit e të gjitha grupeve të njerëzve, nuk do të jenë më në konflikt me Jahveun, Perëndinë e Izraelit dhe me Mesian e tij, për të cilin e dimë që është Jezusi.
Kombet nuk do të adhurojnë më Belin, Nebon, Molokun, Allahun, Budën, apo programet utopike shoqërore, apo mundësitë kapitaliste të rritjes, paraardhësit, apo frymërat animiste. Përkundrazi, ata do të vijnë me besim në banketin e përgatitur mbi malin e Perëndisë.
Atyre do t’u hiqet veli i pikëllimit, vdekja do të shkatërrohet, turpi i popullit të Perëndisë do të hiqet dhe lotë s’do të ketë më.
Ky është sfondi që na ndihmon të kuptojmë vizionin e Isaias 25:3: “Prandaj populli i fuqishëm të përlëvdon, qyteti i kombeve të fuqishme ka frikë nga ti.” Me fjalë të tjera, Perëndia është më i fortë se “populli i fuqishëm”. Ai është aq i pushtetshëm dhe aq i hirshëm, saqë në fund do t’i bëjë kombet mizore që t’i druhen Atij.
Prandaj, tabloja që Isaia na jep, është ajo ku të gjitha kombet kthehen te Perëndia për ta adhuruar, një gosti e madhe për të gjithë popujt, heqja e gjithë vuajtjes, pikëllimit dhe turpit nga kombet, që janë bërë populli i Tij, si dhe shkatërrimi përfundimtar dhe i përjetshëm i vdekjes.
Ky triumf është i sigurt, sepse vetë Perëndia po e siguron. Prandaj, ne mund të jemi të sigurt për këtë.
As edhe një jetë e investuar në kauzën e ungjillëzimit botëror nuk harxhohet më kot. Asnjë lutje apo dollar i vetëm, asnjë letër e vetme, asnjë dritë që është ndriçuar në një vend të errët, nuk është e kotë. Asgjë e investuar në këtë kauzë për përparimin e mbretërisë nuk është e kotë.
Triumfi është i sigurt.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

God, I’m Tired: Honest Rest for Exhausted Parents

Unshakable Love: 5 Days to Feeling Known, Carried & Cherished by God

Transformational Days of Courage for Women

God Is With Us

The Unique Ministry of Motherhood

Gems of Motherhood~ Letters to a Mama: 20ish Things I Wish I Knew Before Becoming a Mom

The Lord's Prayer

Connecting With the Heart of Your Child

The 3 Types of Jealousy (And Why 2 Aren't Sinful)
