Solid Joys ShqipSample

Pse duhet të mbahemi fort pas shpresës tonë
Kështu Perëndia, duke dashur t’u tregojë trashëgimtarëve të premtimit pandryshueshmërinë e vendimit të tij, ndërmjetësoi me betim, që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë, të kemi ngushëllim të fortë ne, që kemi marrë strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara. (Hebrenjve 6:17-18)
Perëndia nuk është kontradiktor. Ai nuk e tregon veten me premtime, me betime dhe me gjakun e Birit të Tij, thjesht për të ankoruar njërin skaj të sigurisë sonë, ndërsa tjetrin ta lërë të qëndrojë në ajër.
Shpëtimi që Jezusi arriti me gjakun e Tij, ishte gjithçka që nevojitet për ta shpëtuar popullin e Tij, dhe jo vetëm një pjesë e tij.
Prandaj priremi të pyesim: Pse shkrimtari i Hebrenjve nga inkurajon ne të kapemi fort pas shpresës tonë (Hebrenjve 6:18)? Nëse të kapurit tonë fort u arrit dhe u sigurua pandryshueshmërisht nga gjaku i Jezusit—dhe kështu ndodhi (dhe ky është ndryshimi mes besëlidhjes së re dhe asaj të vjetër)—atëherë, pse Perëndia na thotë ne të kapemi fort?”
Përgjigjja është kjo:
- Ajo që Krishti bleu për ne kur vdiq, nuk ishte liria nga nevoja për t’u kapur fort, por fuqia aftësuese për t’u kapur fort.
- Ajo që Ai bleu, nuk ishte anulimi vullnetit tonë, sikur të mos na duhej të kapeshim fort, por fuqizimi i vullnetit tonë që të duam të kapemi fort.
- Ajo që Ai bleu, nuk ishte shfuqizimi i urdhërimit për t’u kapur fort, por përmbushja e urdhërimit për t’u kapur fort.
- Ajo që Ai bleu, nuk ishte fundi i nxitjes, por triumfi i nxitjes.
Ai vdiq që ti të bësh pikërisht atë që Pali bëri te Filipianëve 3:12: “Po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti.” Nuk është marrëzi, por ungjilli, kur i thua një mëkatari të bëjë atë që vetëm Krishti mund ta aftësojë të bëjë, domethënë, të shpresojë në Perëndinë.
Prandaj, unë të nxis me gjithë zemër: Zgjatu dhe kape atë për të cilën Krishti të ka zënë, dhe mbaje fort me gjithë forcën tënde—të cilën, Ai e ushtron me pushtet në ty.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

THE RIPPLE EFFECT: The Art of Discipleship

I Said Yes to Jesus: A 5-Day Journey to Take Your Next Steps in Faith by Youth Alive Australia

Sent With Purpose

Women of the New Testament

Seeing With Your Ears

Perfectly Imperfect | Discovering Grace When Perfect Isn’t Possible, a 7-Day Devotional by Jacques McNeil

The Cultivation of Consistency

When Grief or Loss Hits Like a Wave

Acts 19:23-41 | Living for Christ in a Confused World
