YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 73 OF 366


Jezusi është Amen-i i Perëndisë

“Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë “Po” në të. Prandaj përmes tij ne i themi “Amen” Perëndisë për lavdinë e tij.” (2 e Korintasve 1:20, përkthim i drejtpërdrejtë nga versioni ESV)

Lutja është vendi ku e shkuara dhe e ardhmja lidhen vazhdimisht në jetët tona. Po e përmend këtu, sepse ky është vargu ku Pali, në një mënyrë mbresëlënëse, e lidh lutjen me Po-në e Perëndisë.

Te 2 e Korintasve 1:20, (me një greqishte copë-copë, e cila pasqyrohet edhe në përkthime) ai thotë: “Prandaj përmes tij, ne i themi “Amen” Perëndisë për lavdinë e tij.” Le të përpiqemi ta qartësojmë pak.

Ja se çfarë po thotë Pali: “Prandaj, për shkak të Krishtit, në lutjet tona, ne i themi Amen Perëndisë, për të treguar se Perëndia merr lavdinë për hirin e ardhshëm që po kërkojmë dhe për të cilin kemi siguri që do ta marrim kur lutemi.”

Nëse e keni vrarë ndonjëherë mendjen pse ne si të krishterë themi Amen në fund të lutjeve tona, dhe se nga vjen ky zakon, përgjigjja është kjo: Amen është një fjalë e huazuar nga hebraishtja në greqisht. Kështu ka ardhur edhe në shqip, dhe në shumë gjuhë të tjera.

Në hebraisht, kjo fjalë ishte një pohim shumë i fortë (shih Numrat 5:22; Nehemia 5:13, 8:6). Ishte si një “bie dakord” formale, solemne dhe e sinqertë, ose “e pohoj atë që sapo u tha”, ose “Kjo është e vërtetë.” E thënë më thjesht: “Amen” do të thotë një Po shumë e sinqertë në kontekstin e adresimit të Perëndisë.

Tani vër re lidhjen mes dy gjysmave të vargut 2 e Korintasve 1:20. Gjysma e parë thotë: “Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë “Po” në të.” Gjysma e dytë thotë: “Prandaj përmes tij ne i themi Amen Perëndisë për lavdinë e tij.”

Kur e kuptojmë që “Amen” dhe “Po” kanë të njëjtin kuptim, vargu thotë këtë: Në Jezu Krishtin, Perëndia na thotë “Po” përmes premtimeve të Tij; dhe në Krishtin, ne i themi “Po” Atij përmes lutjes.