Solid Joys ShqipSample

Qëllimet e dashura të Perëndisë
“Që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij.” (Galatasve 1:15)
Medito mbi kthimin e Palit në besim, mbi sovranitetin e Krishtit dhe se çfarë lidhjeje kanë mëkatet e Palit me shpëtimin tënd.
Pali tha se Perëndia e “kishte ndarë që nga barku i nënës”, dhe vite më vonë, në rrugën për në Damask, “më thirri me anë të hirit të tij” (Galatasve 1:15). Kjo do të thotë se midis lindjes së Palit dhe thirrjes së tij në rrugën për në Damask, ai ishte një instrument i Perëndisë, tashmë i zgjedhur, por që ende nuk ishte thirrur (Veprat 9:15, 22:14).
Kjo do të thotë se Pali po rrihte, po burgoste dhe po vriste të krishterët, si misionar i zgjedhur prej Perëndisë, që shumë shpejt do të bëhej i krishterë.
Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, rreth mesit të ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?” (Veprat 22:6-7)
Nuk e mohojmë dot apo t’i shpëtojmë kësaj. Perëndia e kishte zgjedhur për këtë, para se ai të lindte dhe tani do ta bënte të Tijin. Fjala e Krishtit ishte sovrane. Nuk kishte diskutime.
Çohu dhe shko në Damask! Dhe atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh. (Veprat 22:10).
Damasku nuk ishte dorëzimi vendimtar i Palit me vullnet të lirë te Krishti pas dekadash përpjekjesh të kota hyjnore për ta shpëtuar atë. Jo. Perëndia e kishte një kohë për ta zgjedhur Palin (para se ai të lindte) dhe një kohë për ta thirrur atë (në rrugën për në Damask). Perëndia e thirri, dhe thirrja prodhoi dorëzimin.
Prandaj, mëkatet që Perëndia lejoi nga lindja e Palit e deri te thirrja e tij ishin pjesë e planit, meqë Perëndia mund ta kishte thirrur më shpejt. A kemi ndonjë ide se cili mund të kishte qenë plani për ato mëkate? Po, e kemi. Ato mëkate u lejuan për hirin tim dhe tëndin—si dhe për të gjithë ata që ndihen se mund të kenë rënë nga hiri i tij si pasojë e mëkateve të tyre. Ja mënyra se si Pali i lidh mëkatet e tij me shpresën tënde:
Që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe përdhosës...Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë së pari në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme. (1 e Timoteut 1:13, 16)
Oh sa të dashura janë qëllimet e Perëndisë në shpëtimin sovran të mëkatarëve të ngurtësuar dhe të pashpresë!
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Good News at Rock Bottom: A 5-Day Devotional Plan With Ray Ortlund

Find Your Purpose Where You Are

A Teen's Guide To: Victory in Christ

Missionaries in the Marketplace

God Hears Every Prayer

Psalms Daily Reading Plan

God’s Strengthening Word: Being Renewed by the Holy Spirit

Your Summer in the Psalms: Chapters 1-50

Behold the Lamb of God
