Solid Joys ShqipSample

Dy lloj kundërshtimesh ndaj Jezusit
Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë u shqetësua, dhe mbarë Jerusalemi bashkë me të. (Mateu 2:3)
Jezusi i shqetëson njerëzit që nuk duan ta adhurojnë Atë dhe sjell kundërshtim për ata që duan ta adhurojnë. Mund të mos jetë kjo pika kryesore në mendjen e Mateut, por është rrjedhoja e pashmangshme e shpalosjes së historisë.
Në këtë histori, ka dy lloj njerëzish, të cilët nuk duan ta adhurojnë Jezusin.
Lloji i parë janë ata që thjesht nuk bëjnë asgjë me Jezusin. Ai është askushi për ta. Ky grup përfaqësohet në fillim të jetës së Jezusit nga krerët e priftërinjve dhe skribët. Mateu 2:4 thotë: “Dhe, pasi i mblodhi të gjithë kryepriftërinjtë dhe skribët e popullit, (Herodi) u kërkoi ku duhet të lindte Krishti.” Kështu ata i treguan dhe kaq: pastaj iu kthyen punës si normalisht. Heshtja e plotë dhe mosveprimi i udhëheqësve është e habitshme, nën dritën e madhështisë së asaj që po ndodhte.
Vër re se Mateu 2:3 thotë: “Por mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë u shqetësua, dhe mbarë Jerusalemi bashkë me të.” Me fjalë të tjera, po përhapeshin fjalë që dikush kish thënë se Mesia kishte lindur. Mosveprimi nga ana e kryepriftërinjve është tronditës: pse nuk shkuan me dijetarët? Ata nuk kanë interes. Ata nuk kanë pasion për ta gjetur Birin e Perëndisë dhe për ta adhuruar Atë.
Lloji i dytë i njerëzve, të cilët nuk duan ta adhurojnë Jezusin, janë ata që ndihen shumë të kërcënuar prej Tij. Në këtë histori, ky është Herodi. Ai është tepër i frikësuar–aq sa komploton, gënjen dhe pastaj kryen një gjenocid, thjesht për ta hequr qafe Jezusin.
Po kështu edhe sot, këto dy lloj kundërshtimesh do të ngrihen kundër Krishtit dhe adhuruesve të Tij: shpërfillja dhe armiqësia. Shpresoj vërtet që ti të mos jesh në ndonjërin prej këtyre grupeve.
Nëse je i krishterë, lejo që kjo Krishtlindje të jetë koha kur ti mediton mbi kuptimin dhe çmimin që ka adhurimi dhe ndjekja e Mesias.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

"An INVITATION to FOLLOW : A 5-Day Journey Into Discipleship"

Living Above Labels

Close Enough to Change: Experiencing the Transformative Power of Jesus

Ruth: A Story of Choices

It Is Well

Small Yes, Big Miracles: What the Story of the World's Most Downloaded Bible App Teaches Us

Healing Family Relationships Through Boundaries

A Practical Guide for Transformative Growth Part 3

What Is the Fear of the Lord?
