Solid Joys ShqipSample

Përjetimi i realitetit për popullin e Tij
Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira. (Hebrenjve 8:6)
Sipas Hebrenjve 8:6, Krishti është Ndërmjetësi i besëlidhjes së re. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se gjaku i Tij–gjaku i besëlidhjes (Luka 22:20; Hebrenjve 13:20)–bleu dhe siguroi përfundimisht dhe me siguri të plotë plotësimin e premtimeve të Perëndisë për ne.
Kjo do të thotë se Perëndia, sipas premtimeve të besëlidhjes së re, sjell transformimin tonë të brendshëm përmes Frymës së Krishtit.
Kjo do të thotë gjithashtu se Perëndia e arrin këtë transformim në ne përmes besimit–besim në atë që Perëndia është për ne në Krishtin.
Besëlidhja e re është blerë me gjakun e Krishtit, bëhet e efektshme përmes Frymës së Krishtit dhe përvetësohet me anë të besimit në Krishtin.
Vendi më i mirë për ta parë Krishtin të punojë si ndërmjetësi i besëlidhjes së re është Hebrenjve 13:20-21:
Dhe Perëndia i paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme, Bariun e madh të dhenve, Zotin tonë Jezu Krisht, ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amen.
Fjalët “duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij” përshkruajnë çfarë ndodh kur Perëndia e shkruan ligjin në zemrat tona në përputhje me besëlidhjen e re. Dhe fjalët “përmes Jezu Krishtit”, përshkruajnë Jezusin si ndërmjetësin e kësaj vepre të lavdishme të hirit të Tij sovran.
Prandaj, kuptimi i Krishtlindjes nuk është vetëm që Perëndia i zëvendëson hijet me realitetin, por gjithashtu që e sjell në jetë realitetin për popullin e Tij. Ai e shkruan në zemrat tona. Perëndia nuk e vendos dhuratën e Krishtlindjes, shpëtimin dhe transformimin poshtë një peme, nëse mund ta themi kështu, që ta marrësh me fuqitë e tua. Ai e merr dhe e vendos në zemrën dhe mendjen tënde, dhe të jep vulën e sigurisë që je një fëmijë i Perëndisë.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Thy Kingdom Come - Prayer Journal

The Boom Squad: Young Hero Training

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Find & Follow Jesus, Quarter 3

Go Into All the World

8 Weeks to Spiritual Fitness

Lighting Up Our City: Week 3-Connecting Through Your Story

The Cultivation of Consistency

BEMA Liturgy I—Part D
