Solid Joys ShqipSample

Zëvendësimi i hijeve
Dhe kryesorja e atyre gjërave, që po themi, është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili u ul në të djathtë të fronit të Madhërisë në qiejt, shërbenjës i shenjtërores dhe i tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Zoti e jo njeriu. (Hebrenjve 8:1-2)
Theksi i librit të Hebrenjve është se Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, nuk erdhi thjesht që të përputhej me sistemin tokësor të shërbesës priftërore si prifti njerëzor më i mirë dhe përfundimtar. Ai erdhi që ta përmbushte dhe t’i jepte fund atij sistemi, ta drejtonte gjithë vëmendjen tonë te vetja e Tij. Së pari, Ai shërbeu për ne në kryqin e Kalvarit si flijimi ynë përfundimtar dhe më pas në qiell si prifti ynë përfundimtar.
Tabernakulli i Dhiatës së Vjetër, priftërinjtë dhe flijimet ishin hije. Tani realiteti ka ardhur dhe hijet kanë kaluar.
Këtu kemi një shembull të Adventit për fëmijët–dhe për secilin prej nesh që kemi qenë fëmijë dhe e mbajmë mend si ka qenë. Përfytyro sikur të ndaheshe nga mami në një dyqan ushqimoresh. Fillon të frikësohesh dhe të kap paniku, nuk e di nga të shkosh; shkon deri në fund të një rrugice dhe pak para se të fillosh të qarat, sheh në tokë, atje në fund të rrugicës, një hije që duket tamam si mamaja jote. Ti lumturohesh së tepërmi dhe tani ndien shpresë. Por cila është më e mirë? Lumturia e të parit të hijes apo mamaja që del nga cepi?
Kështu është edhe kur Jezusi vjen të jetë Kryeprifti ynë i madh. Kjo është Krishtlindja. Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve me realitetin: Mami që shfaqet nga cepi i rrugicës dhe gjithë lehtësimi dhe gëzimi që kjo gjë i sjell një fëmije të vogël.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

His Mission, Our Marriage: Building a Christ-Centered Marriage

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

Center of It All

Endurance: God’s Power for Your Weight Loss Journey

Dog Dad Devotions on Leadership, Loyalty and Love

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

Healing Family Relationships Through Compassion

DEPRESSION IS a LIE - a Podcast Series With Dustin Tavella
