YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 309 OF 366


Problemi i vërtetë me ankthin

“Por nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, a nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?” (Mateu 6:30)

Jezusi thotë se rrënja e ankthit është besimi i mangët–“besimpakë”–në hirin e ardhshëm të Atit tonë.

Një reagim ndaj kësaj mund të jetë: “Ky nuk është lajm i mirë! Në fakt, është shumë dekurajuese të mësoj se ajo që mendoja të ishte thjesht një përleshje me një prirje ankthi, është në fakt një përleshje shumë më e thellë në lidhje me faktin nëse i besoj ose jo Perëndisë.”

Reagimi im ndaj këtij dekurajimi është të bie dakord dhe pastaj të mos bie dakord.

Ta zëmë se ke pasur dhimbje stomaku dhe je përleshur me lloj-lloj ilaçesh dhe dietash, por pa kurrfarë suksesi. Ta zëmë se më vonë, pas një vizite rutinë, doktori të thotë se ke kancer në zorrë. A do të ishte lajm i mirë ky? Prerazi thua jo! Dhe pajtohem me ty.

Por më lejo ta bëj ndryshe pyetjen: A je i gëzuar që doktori e zbuloi kancerin, ndërkohë që ai ende mund të trajtohet dhe në fakt mund të kurohet me shumë sukses? Ti thua po, jam shumë i gëzuar që doktori e zbuloi problemin e vërtetë. Sërish pajtohem me ty.

Pra, lajmi që ke kancer nuk është lajm i mirë. Por, në një kuptim tjetër, ai është lajm i mirë, sepse të dish se çfarë nuk shkon, është gjë e mirë, sidomos kur problemi yt mund të trajtohet me sukses.

Kështu është edhe me të mësuarit që problemi i vërtetë pas ankthit është të qenët “besimpak” (siç thotë Jezusi) në premtimet e hirit të ardhshëm të Perëndisë. Ai është në gjendje të punojë në mënyra të mrekullueshme shërimi, kur ne thërrasim: “Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim” (Marku 9:24).

Scripture