YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 308 OF 366


Kuptimi i vuajtjes

Duke e çmuar fyerjen e Krishtit si pasuri më të madhe se thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi. (Hebrenjve 11:26)

Ne nuk e zgjedhim vuajtjen thjesht sepse na thuhet kështu, por sepse Ai që na e thotë këtë, e përshkruan vuajtjen si shtegu drejt gëzimit të përjetshëm.

Ai na bën thirrje në bindjen e vuajtjes jo që të demonstrojmë forcën e përkushtimit tonë ndaj detyrës, apo që të zbulojmë zellin e vendosmërisë tonë morale, apo që të vërtetojmë shkallën e lartë të tolerancës sonë ndaj dhimbjes, por që të manifestojmë me një besim prej fëmije vlerën e pafundme të premtimeve të Tij, të cilat na kënaqin plotësisht–madhështinë dhe bukurinë e gjithëkënaqshme të lavdisë së Tij si përmbushjen e të gjitha këtyre.

Moisiu “[zgjodhi] më mirë të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë, sesa të gëzonte për njëfarë kohe dëfrimet e mëkatit... sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi” (Hebrenjve 11:25-26). Prandaj, bindja e tij lartësoi shpërblimin–gjithë sa Perëndia është për të në Krishtin–dhe jo vendosmërinë për të vuajtur.

Ky është thelbi i hedonizmit të krishterë. Në kërkimin e gëzimit përmes vuajtjes, ne e madhërojmë vlerën plotësisht të kënaqshme të Burimit të gëzimit tonë. Vetë Perëndia shkëlqen si drita në fund të tunelit tonë të vuajtjes.

Nëse nuk e komunikojmë faktin që Ai është synimi dhe themeli i gëzimit tonë në vuajtje, atëherë vetë kuptimi i vuajtjes sonë do të humbasë.

Kuptimi është ky: Perëndia është fitim. Perëndia është fitim. Vetë Perëndia është fitim. Ky është kuptimi i vuajtjes sonë.

Synimi më i lartë i njeriut është që ta përlëvdojë Perëndinë. Fakti që Perëndia përlëvdohet më tepër në ne kur ne kënaqemi më tepër në Të, është më i vërtetë në vuajtje se kudo tjetër.

Scripture