YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 313 OF 366


Ne e nderojmë atë me të cilën kënaqemi

“Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh shabatin, në rast se nuk i kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan shabatin kënaqësi, ditën e shenjtë të ZOTIT, që meriton nder, në qoftë se e nderon duke hequr dorë nga udhëtimet e tua, nga kryerja e punëve të tua dhe nga të folurit për problemet e tua, do të gjesh kënaqësinë tënde te ZOTI dhe unë do të të bëj që të kalërosh mbi lartësitë e tokës.” (Isaia 58:13-14)

Është krejt e mundur që ta kërkosh Perëndinë pa e përlëvduar Atë. Nëse duam që kërkimi ynë ta nderojë Perëndinë, ne duhet ta ndjekim Perëndinë për gëzimin e përbashkësisë me Të.

Mendoje shabatin si një ilustrim të kësaj. Zoti qorton popullin e tij, sepse ka kërkuar kënaqësinë e vet gjatë ditës së shenjtë të Perëndisë. “Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh shabatin, në rast se nuk i kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë.” Çfarë po thotë Ai me këtë? A po thotë se nuk duhet të kërkojmë gëzimin tonë në Ditën e Zotit? Jo, sepse Ai vazhdon të thojë: “në rast se e quan shabatin kënaqësi”. Dhe në vargun 14: “Do të gjesh kënaqësinë tënde te ZOTI.” Prandaj, ajo që Zoti po kritikon, është se ata po kënaqen në punën e tyre ditën e shabatit, në vend që të kënaqen në bukurinë e Perëndisë së tyre, si dhe në prehjen dhe shenjtërinë që përfaqëson kjo ditë.

Perëndia nuk po i qorton për hedonizmin e tyre. Ai po i qorton për dobësinë e atij hedonizmi. Siç tha edhe C. S. Lewis: “Ne kënaqemi tepër kollaj.” Ata kënaqen me interesat laike dhe kështu i nderojnë ato më tepër se Zotin.

Vër re se ta quash shabatin “kënaqësi”, shkon paralel me fjalën “meriton nder” për ditën e Zotit. “Në rast se e quan shabatin kënaqësi, ditën e shenjtë të ZOTIT, që meriton nder…” Kjo do të thotë thjesht që ti e nderon atë në të cilën kënaqesh, ose e përlëvdon atë me të cilën kënaqesh.

Të kënaqurit me Perëndinë dhe përlëvdimi i Perëndisë janë e njëjta gjë. Qëllimi i Tij i përjetshëm dhe kënaqësia jonë e përjetshme bashkohen në një përjetim adhurim. Për këtë ekziston Dita e Zotit. Në të vërtetë ky është qëllimi i gjithë jetës.