YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 302 OF 366


Shpërblimi radikal

“Në të vërtetë po ju them: nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit, a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe të ungjillit, që të mos marrë tani, në këtë botë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekjet, dhe në botën e ardhshme, jetë të përjetshme.” (Marku 10:29-30)

Jezusi po thotë këtu se Ai vetë është shpërblimi për çdo sakrificë.

  • Nëse heq dorë nga interesimi dhe dashuria e afërt e nënës, do të marrësh njëqindfish më tepër kujdes dhe dashuri nga Krishti, i cili është gjithmonë pranë teje.
  • Nëse heq dorë nga shoqëria e ngrohtë e një vëllai, do të marrësh njëqindfish më shumë ngrohtësinë dhe shoqërinë e Krishtit.
  • Nëse heq dorë nga ndjesia e të qenët në shtëpi, te shtëpia që kishe, do të marrësh njëqindfish më tepër ngushëllim dhe siguri duke ditur se Zoti yt është pronari i çdo shtëpie.

Misionarëve të ardhshëm Jezusi po u thotë: “Unë ju premtoj se do të punoj për ju dhe do të jem me ju, aq shumë sa nuk do të jeni në gjendje të thoni se keni sakrifikuar ndonjë gjë.”

Cili ishte qëndrimi i Jezusit ndaj shpirtit “sakrifikues” të Pjetrit? Pjetri tha: “Ja, ne lamë çdo gjë dhe të ndoqëm” (Marku 10:28). A është ky shpirti i “vetëmohimit”, që lavdërohet nga Jezusi? Jo, ai lloj shpirti qortohet.

Jezusi i tha Pjetrit: “Askush nuk sakrifikon ndonjë gjë për mua, të cilit të mos ia kthej njëqindfish–po, në njëfarë kuptimi edhe në këtë jetë, për të mos folur pastaj për jetën e përjetshme në epokën që do të vijë.”

Scripture