YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 300 OF 366


Ilaçi për misionarin

“Për Perëndinë gjithçka është e mundshme.” (Marku 10:27)

Hiri sovran është burimi i jetës për hedonistin e krishterë, sepse më tepër se gjithçka ai do përjetimin e hirit sovran të Perëndisë, që e mbush atë dhe që tepron për të mirën e të tjerëve.

Misionarët hedonistë të krishterë e duan fort përjetimin “jo unë, por hiri i Perëndisë me mua” (1 e Korintasve 15:10). Ata prehen në të vërtetën që fryti i mundit të tyre misionar është krejtësisht nga Perëndia (1 e Korintasve 3:7; Romakëve 11:36).

Ata ndiejnë vetëm ngazëllim kur Mjeshtri u thotë: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5). Ata hidhen si qengja për të vërtetën që Perëndia e ka hequr peshën e pamundur të krijimit të ri nga supet e tyre dhe e ka vendosur mbi supet e tij. Pa u ankuar, ata thonë: “Jo se jemi të aftë nga vetja, të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë është prej Perëndisë” (2 e Korintasve 3:5).

Kur ata kthehen në shtëpi për një pushim, asgjë nuk u jep më tepër gëzim sesa t’u thonë kishave: “Sepse nuk do të guxoj të flas për ndonjë nga ato gjëra të cilat Krishti nuk i bëri nëpërmjet meje, për t’i sjellë në bindje kombet” (Romakëve 15:18).

“Për Perëndinë gjithçka është e mundshme!”–në pjesën e parë këto fjalë japin përulësi dhe në të dytën shpresë. Ato janë antidote për dëshpërimin dhe për krenarinë–ilaçi i përsosur për misionarin.

Scripture