YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 229 OF 366

Arsyeja pse i dorëzohesh mëkatit seksual

Bëj që të ndiej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë... Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirësie. (Psalmi 51:8, 12)

Pse nuk përgjërohet Davidi për kufizim seksual? Përse nuk lutet ai që burra të tjerë t’i kërkojnë llogari? Përse nuk lutet për mbrojtjen e syve dhe për mendime pa natyrë seksuale? Në këtë psalm rrëfimi dhe pendimi, të shkruar pasi Davidi e kishte përdhunuar realisht Bathshebën, presim që ai ta kërkojë një gjë të tillë.

Arsyeja është që ai e di se mëkati seksual është një simptomë dhe jo vetë sëmundja.

Njerëzit i dorëzohen mëkatit seksual, për shkak se nuk e kanë plotësinë e gëzimit dhe ngazëllimit në Krishtin. Shpirti i tyre nuk është i qëndrueshëm, as i vendosur dhe as i themeluar. Ata lëkunden. Ata joshen dhe dorëzohen, për shkak se Perëndia nuk e ka vendin suprem, që duhet të ketë, në mendimet dhe ndjenjat e tyre.

Davidi e dinte këtë gjë për veten e tij. Kjo është e vërtetë edhe për ne. Përmes mënyrës se si lutet, Davidi po na tregon se cila është nevoja reale për ata që mëkatojnë seksualisht: Perëndia! Gëzimi në Perëndinë.

Kjo është urtësi e thellë për ne.

About this Plan

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More