Solid Joys ShqipSample

Për çfarë u krijuam
Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. (1 e Pjetrit 3:18)
E mira më e lartë e lajmit të mirë–ungjillit–është shijimi i bashkësisë me vetë Perëndinë. Kjo bëhet e qartë te 1 e Pjetrit 3:18 në frazën “për të na çuar te Perëndia”. Kjo është arsyeja pse Jezusi vdiq.
Të gjitha dhuratat e tjera të ungjillit ekzistojnë për ta bërë të mundur këtë.
- Ne jemi falur, në mënyrë që faji ynë të mos na mbajë larg Perëndisë.
- Ne jemi drejtësuar, në mënyrë që dënimi ynë të mos na mbajë larg Perëndisë.
- Perëndia është paqtuar, në mënyrë që zemërimi i Tij të mos qëndrojë mes nesh dhe Tij si Ati ynë.
- Ne na është dhënë tani jeta e përjetshme dhe në ringjallje do të na jepen trupa të rinj, që të mund të kemi kapacitetin për të qenë me Perëndinë përjetë dhe për t’u kënaqur plotësisht me Të.
Vëre në provë zemrën tënde. Përse do falje? Përse do të jesh i drejtësuar? Përse do që zemërimi i Perëndisë të paqtohet? Përse e dëshiron jetën e përjetshme? A është përgjigjja përfundimtare: “Sepse dua të kënaqem me Perëndinë tani e përjetë”?
Dashuria e ungjillit që jep Perëndia, në fund të fundit, është dhurata e vetes së Tij. Për këtë u krijuam. Këtë humbëm për shkak të mëkatit tonë. Kjo është ajo që Krishti erdhi të ripërtërinte.
“Në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi” (Psalmi 16:11).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Go

It's Okay to Worry About Money (Here's What to Do Next)

BEMA Liturgy I — Part D

Inspire 21-Day Devotional: Illuminating God's Word

Connect

Leviticus: Living in God's Holy Presence | Video Devotional

Receive

Zechariah: Hope for God's Presence | Video Devotional

Renew Your Mind
