LLUKËSË Krej 7.

Krej 7.
1Edhe passi mbaroj gjithë fialët’ e ti ndë veshët të llauzit, hyri ndë Kapernaum.
2Edhe shërbëtori i një kryeqindësi, që e kishte shumë të vëjyerë, ishte keq për të vdekurë.
3Edhe kur dëgjoj për Jisunë, dërgoj pleqt’ e Judhevet tek ay, tuke lutur’ atë që të vij e t’i shpëtonjë shërbëtorin’ e ati.
4Edhe ata erdhë te Jisuj, e i luteshinë me nxitim, tuke thënë:
5Se vëjen t’ia bënjç këtë; sepse ay do kombinë tënë, edhe ay na ka ndërtuarë sinagogjinë.
6Edhe Jisuj ecënte bashkë me ata.
Edhe atie tek nuk’ ishinë lark shtëpisë, kryeqindësi dërgoj miq tek ay, tuke i thënë: “Zot, mos u mundo, sepse nukë jam i zoti që të hynjç ndënë strehët time.
7Përandaj as vetëhenë time e gjeta të zonë të vinj te ti; po thuaj një fialë, edhe shërbëtori im do të shëronetë.
8Sepse edhe unë jam një njeri ndën’ urdhër, edhe kam ndënë vetëhenë time ushtëtorë; edhe i them këti: “Ecë”, edhe vete; edhe tiatrit: “Eja”, edhe vien; edhe shërbëtorit tim: “Bën këtë”, edhe e bën.”
9Edhe Jisuj kur ndigjoj këto, u çudit për atë, edhe u këthye, e i tha gjëndëjesë që i vinte pas: “Po u them juve, se as ndë Israil s’kam gjeturë kaqë besë.”
10Edhe ata që ishinë dërguarë, kur u këthyenë ndë shtëpi, gjetnë shërbëtorin’ e sëmuarë të shëndoshë.
11Edhe mbë të nesërmet Jisuj vij ndë një qytet që qjuhej Nain; edhe vijnë bashkë me atë edhe mjaft nga nxënësit’ e ti, edhe shumë gjëndëje.
12Edhe kur u afrua ndë portët të qytetit, javoka te sillinë përjashta një të vdekurë, të cilin’ e ëma e kishte bir të vetëmë, edhe ajo ishte e ve; edhe bashkë me atë ishte shumë gjëndëje prej qytetit.
13Edhe Zoti kur pa atë, i erdhi keq për atë, edhe i tha asaj: “Mos qjaj.”
14Edhe u afrua e zuri shtratnë; (edhe ata që e mbaninë qëndruanë); edhe tha: “Dialosh, po të them, ngreu.”
15Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, edhe zuri të flasë. Edhe ia dha s’ëmësë.
16Edhe të gjithëve u hyri frikë, edhe lavdoninë Perëndinë, tuke thënë, se: “Profit i math është ngriturë ndër ne, edhe se Perëndia vuri re llauzin’e ti.”
17Edhe kjo fialë për atë dolli jashtë ndëpër gjithë Judhenë, edhe ndëpër gjithë vëndet rrotullë.
18Edhe nxënësit’ e ati i dhanë zë Joannit për gjithë këto.
19Edhe Joanni thirri përanë dy vetë nga nxënësit’ e ti, e i dërgoj te Jisuj, tuke thënë: “Ti je ay që ka për t’ ardhurë, apo presmë tietrë?”
20Edhe njerëzitë, si erdhë tek ay, thanë: “Joann pagëzori na ka dërguarë te ti, tuke thënë: Ti je ay që ka për t’ ardhurë, apo presmë tietrë?”
21Edhe nd’atë orë ay shëroj shumë vetë nga sëmundëjet’ e nga mundimet’e nga frymat’ e liga, edhe shumë të verburve u fali të parëtë.
22Edhe Jisuj u përgjeq e u tha: “Ecëni e epni zë Joannit për gjithë sa patë e ndigjuatë, se të verburë hapnjënë sytë, të çalë ecënjënë, të krromosurë qëronenë, të shurdhërë ndigjonjënë, të vdekurë ngjallenë, të vobegjë ndigjonjënë zën’ e mirë.
23Edhe lum ay që të mos skandhalisetë mbë mua.”
24Edhe passi iknë ata që ishinë dërguarë nga Joanni, zuri t’i thoshte gjëndëjesë për Joanninë: “Përse keni dalë ndë shkretëtirët të shihni? Kallam që tundetë nga era?
25Po përse keni dalë të shihni? Njeri veshurë me rrobe të buta, na ata që janë veshurë me rrobe rrobe të ndritura, edhe ndër të kënaqura, te janë ndëpër dyerët të mbëretëravet.
26Po përse keni dalë të shihni? Profit? Po u them juve, edhe më tepërë se profit.
27Kyj është’ ay që është shkruarë për atë: ”Na unë te po dërgonj ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, ay do të ndreqnjë udhënë tënde përpara teje.”
28Sepse po u them juve: Më i math profit se Joan Pagëzori asndonjë nuk është nga sa kanë lindurë prej grash; po më i vogëli ndë mbëretërit të Perëndisë është më i math se ay.”
29Edhe gjithë llauzi kur ndigjuan’ atë, edhe kumerqarëtë, nxuarë të drejtë Perëndinë, tuke pagëzuarë vetëhen’ e tyre me pagëzimn’ e Joannit.
30Po Farisenjt’ edhe nomtarëtë e hodhë poshtë prej vetëhesë tyre andën’e Perëndisë, sepse nuk’ u pagëzuanë prej ati.
31[Edhe Zoti tha] Me se t’i gjanj pra njerëzit’e këti brezi? Edhe me se shëmbëllenjënë?
32Këta gjanjënë me çuna që rrinë ndë trek, edhe thërresënë njëri jatrinë, e thonë: U ramë fyellit, edhe nukë këcyetë; u bëm vajë, edhe nukë qjatë.
33Sepse erdhi Joann Pagëzori, që as bukë ha, as verë pi; edhe thoni, se: Ka diallë. Erdhi i bir’ i njeriut tuke ngrënë e tuke pirë, edhe thoni:
34Na njeri hamës e verë-pirës, miku i kumerqarëvet e i fajtorëvet.”
35Edhe dituria dolli e drejtë prej gjithë të bijvet saj.
36Edhe një prej Farisevet i lutej të hajë bashkë me atë; edhe ay hyri ndë shtëpit të Fariseut, edhe ndenji ndë mësallë.
37Edhe javoka, një grua nd’atë qytet, e cila ishte fajtore, kur ndieu, se kish rënë ndë shtëpit të Fariseut, pruri një allavastrë me vaj erërash.
38Edhe ndenji prapa përanë këmbëvet ati tuke qjarë, edhe zuri e lakte këmbët' e ati me lot, edhe ia fshinte me flokët’ e kresë saj, edhe puthte këmbët’ e ati, edhe ia lyente me vaj erërash.
39Edhe ay Fariseu që e kish thërriturë, kur pa, tha me vetëhe të ti, tuke thënë: “Kyj ndë ishte profit, do të njihte cila edhe çfarë gruaje ësht’ ajo që e prek, sepse është fajtore.”
40Edhe Jisuj u përgjeq e i tha ati: “Simon, diç kam të të them.”
41Edhe ay i thotë: “Mësonjës, thuaj.” “Një hua-dhënës kishte dy detorë; njëri i kishte detyrë pesë qint dinarë, edhe tiatri pesë-dhietë.
42Edhe passi nukë kishinë t’ia laninë, ua fali të dyve. Thuaj pra, cili nga ata do t’e dojë më teprë?”
43Edhe Simoni u përgjeq e tha: “Më duketë, se ay, të cilit i fali më të shumënë.” Edhe ay i tha: “Gjykove drejtë.”
44Edhe si u këthye nga gruaja, i tha Simonit: “A e sheh këtë grua? Hyra ndë shtëpit tënde, ti nukë më dhe ujë për të larë këmbëtë; po ajo më lagu këmbëtë me lot, edhe i fshiu me flokët’ (e kresë saj).
45Ti nukë më puthe; po ajo, që kur hyra, nukë pushoj tuke puthurë këmbët’ e mia.
46Ti nukë më leve kryetë me vaj, po ajo më leu këmbëtë me vaj erërash.
47Përandaj po të them: Janë ndëjerë fajet’ e asaj të shumatë; sepse deshi shumë; sepse ay që do pak, pak i ndëjenenë fajetë.”
48Pastaj i tha asaj: “Të janë ndëjerë fajetë.”
49Edhe ata që kishinë ndenjurë ndë mësallët zunë të thonë me vetëhen’ e tyre: “Cili është kyj që ndëjen edhe faje?”
50Edhe ay i tha gruasë: “Besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.”

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

LLUKËSË Krej 7.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល