LLUKËSË Krej 6.

Krej 6.
1Edhe të shëtunën’ e dytë pas së parësë ay po shkonte ndëpër të mbiellat; edhe nxënësit’ e ati këputinë kallinj, e i haninë, tuke fërkuarë me dorë.
2Ca prej Farisenjet u than’atyre: “Përse bëni atë që nuk’ ësht’ e udhësë të bëni për të shëtuna?”
3Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Nuk’ e kini kënduarë as këtë që bëri Dhavidhi, kur i erdhi uri ati edhe atyre që ishinë bashkë me atë?
4Qysh hyri nhë shtëpit të Perëndisë, edhe mori bukët’ e paravëniesë, edhe hëngri, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë, të cilatë nuk’ ishte e udhësë t’i hanin të tierë përveç priftrëvet?”
5Edhe u thoshte atyre, se i bir’ i njeriut ësht’ edhe i zoti së shëtunësë.
6Edhe përsëri një tietrë të shëtunë hyri ndë sinagogjit, edhe mësonte; edhe atie ishte një njeri që kishte dorën’ e diathtë të thatë.
7Edhe shkronjësit’ e Farisenjt’ e vështroninë, ndë qoftë se do të shëronte për ditë të shëtunë, që të gjeninë shkak kundrë ati.
8Po ay i dinte mendimet’ e atyreve, e i tha njeriut, që kish dorën’ e thatë: “Ngreu, edhe qëndro ndë mest.” Edhe ay u ngrit edhe qëndroj.
9Jisuj u tha pra atyre: “Do t’u pyes juve një gjë: Ësht’e udhësë të shëtunatë të bënjë njeriu mirë, a po të bënjë keq? Të shpëtonjë shpirt, a po të humpnjë?
10Edhe passi vuri re ata rreth, i tha njeriut: “Ndej dorënë tënde.” Edhe ay bëri ashtu, edhe dor’ e ati u bë e shëndoshë posi tietra.
11Po ata u mblushnë mëri, edhe flisninë njëri me jatrinë, ç’t’i bënjënë Jisujt.
12Edhe nd’ato dit dolli ndë malt të falej, edhe e shkoj natënë tuke falurë Perëndisë.
13Edhe si u bë ditë, thirri nxënësit’ e ti, edhe sgjodhi dy-mbë-dhietë nga ata, edhe i qjuajti apostoj;
14Simoninë që e qjuajti Pietrë, edhe Andhrenë, të vëllan’ e ati, Jakovinë edhe Joanninë, Filippinë edhe Varthollomenë, Matthenë edhe Thomanë,
15Jakovinë të birin’ e Allfeut, edhe Simoninë që u qjuajt Zilloti,
16Judhënë, të vëllan’ e Jakovit, edhe Judhë Iskariotinë, i cili u bë edhe trathtuar.
17Edhe sbriti bashkë me ata, e qëndroj mbë një vënt shesh; edhe ishinë gjëndëje nga nxënësit’e ati, edhe shumë shumicë llauzi nga gjithë Judhea edhe nga Jerusalimi, edhe nga an’ e detit Tyrës’ edhe Sidhonësë, të cilët’ erdhë të ndigjonin’ atë, edhe të shëroneshinë nga sëmundëjet’e tyre;
18Edhe ata që mundoneshinë nga frymat’ e ndyra, edhe shëroneshinë.
19Edhe gjithë gjëndëja kërkoninë t’i cikinë; sepse dilte fuqi prej ati, edhe shëronte të gjithë.
20Edhe ay, si ngriti syt’e ti mbë nxënësit’e ti, thoshte:
“Lum ju të vobegjëtë, sepse mbëretëri’ e Perëndisë është juaja.
21Lum ju që keni uri tashti, sepse do të nginji. Lum ju që qjani tashti, sepse do të qeshni.
22Të lumurë jeni ju, kur t’u mërzitnjënë njerëzitë, edhe kur t’u veçonjënë, edhe t’u përqeshnjënë, edhe t’u nxierrën’ emërinë për të keq, për punët të birit njeriut.
23Gëzohi atë ditë edhe këcëni; sepse na paga juaj tek ësht’ e shumë ndë qiell; sepse kështu ua bënin’ edhe profitëvet atërit’ e atyreve.
24Po mierët ju të pasuritë, sepse e trashëguatë ngushulliminë tuaj.
25Mierët ju të nginjuritë, se do t’u vinjë uri. Mierët ju që qeshni tashi, se do të mbani zi e do të qjani.
26Mierët ju, kur të thonë mirë për ju [gjithë] njerëzitë; sepse kështu ua bënin atërit’ e atyreve edhe profitëvet gënjeshtarë.
27Po u them juve që ndigjoni: Doni arëmiqtë tuaj; bëni mirë atyreve që u mërzitnjënë.
28Bekoni ata që u mallëkonjënë; edhe faluni për ata që u dëmëtonjënë.
29Ati që të të bierë me shuplakë faqesë, këthe-i edhe tiatrënë, edhe ati që të merr rrobenë tënde, leri edhe këmishënë.
30Edhe epi kujdo që lypën prej teje; edhe ati që të marrë të tuatë, mos ia lyp.
31Edhe sikundrë doni t’u bënjënë njerëzitë juve, kështu edhe ju bëni atyreve.
32Edhe ndë daçi ata që u duanë juve, çfarë nderi keni ju? Sepse edhe fajtorëtë duan’ ata që i duanë.
33Edhe ndë u bëfshi mirë atyreve që u bënjënë mirë juve, çfarë nderi keni ju? Sepse edhe fajtorëtë bënjënë kështu.
34Edhe ndë u dhënçi hua atyreve, që shpëreni t’i merrni prapë, çfarë nderi keni ju? Sepse edhe fajtorët’ u apënë hua fajtorëvet, që t’i marrënë prapë një për një.
35Po doni arëmiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe epni hua, pa pasurë ndonjë shpëresë më; edhe atëherë paga juaj do të jetë shumë, edhe do të jeni të bijt’ e të Lartit; sepse ay ësht’ i mirë tek ata që nuk njohënë të mirë edhe te të këqijtë.
36Bëhi pra të përdëllyershim, sikundrë edhe Ati juaj ësht’ i përdëllyershim.
37Edhe mos gjykoni, edhe nukë do të gjykohi; mos dënoni, edhe nukë do të dënohi; ndëjeni, edhe do t’u ndëjenjënë.
38Epni, edhe do t’u apënë juve; masë të mirë, të ngjeshur’ e të tundur’ e të derdhurë për buzë do t’u apënë ndë gjit tuaj; sepse me atë masë që matni, do të këthenenë t’u masën’ edhe juve.”
39Edhe u tha atyre një paravoli: “Mos munt i verburi t’i heqë udhënë të verburit? A nukë do të bienë të dy ndë gropët?
40Nuk’ është nxënësi përmbi mësonjësin’ e ti; po cilido që është i kulluarë, do të jetë si mësonjësi ti.
41Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj, po tranë që është ndë syt tënt nuk’ e ndien?
42Apo si munt t’i thuash tyt vëllaj: Vëlla, dal të të nxier lëmishtenë që ke ndë syt tënt, kur ti nukë sheh tranë që ke ndë syt tënt? Ipokrit, nxir më përpara tranë prej syrit tënt, edhe atëherë do të shohç mirë të nxierç lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj.
43Sepse nuk’ është ndonjë dru i mirë që të bënjë pemë të kalburë; as ndonjë dru i kalburë që të bënjë pemë të mirë.
44Sepse çdo dru njihetë prej pemësë ti; sepse nukë mbëledhënë fiq nga drizatë, as nukë vielënë rrush nga ferratë.
45Njeriu i mirë nxier të mirënë prej thesarit mirë të zemrësë ti; edhe njeriu i lik nxier të ligënë prej thesarit lik të zemrësë ti; sepse goj’ e ati flet nga të tepërët’ e zemrësë.
46Edhe përse më thërritni: Zot, Zot, edhe nukë bëni sa them?
47Kushdo që vien tek unë, edhe ndigjon fialët’ e mia, edhe i bën, do t’u dëftenj juve me cilinë gjan.
48Ay gjan me një njeri që ndërtonte një shtëpi, i cili mihu e thelloj, edhe shtyri themeli mbi shkëmpt; edhe kur rrudhë ujratë, u përpoq lumi pas asaj shtëpie, edhe nukë mundi t’e tuntnjë; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt.
49Po kushdo të ndigjonjë e të mos bënjë, përgjan me një njeri, që ndërtoj shëpi mbi dhet pa themeli; që u përpoq lumi pas asaj, edhe ra përnjëherë, edhe të rrëzuarët’ e asaj shtëpie u bë të math.”

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

LLUKËSË Krej 6.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល